Procedimi i pazakontë – Asnjë kallëzim për pasuritë, Prokuroria nis hetim për ILDKP

0
196

Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive do të hetohet për shpërdorim detyre nga Prokuroria e Tiranës.

Procedimi i pazakontë është regjistruar kryesisht nga njësia e task-forcës e Prokurorisë së Tiranës mëngjesin e kësaj të hëne.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se procedimi u regjistrua me iniciativë nga prokuroria, pas informacioneve mediatike se në tre vjet nuk është bërë asnjë kallëzim apo referim në organin e akuzës për fshehje të të ardhurave apo për mosdeklarim të pasurisë nga persona që kanë për detyrim ta deklarojnë atë.

Menjëherë pas regjistrimit të procedimit, dy oficerë të policisë gjyqësore kanë mbërritur në ILDKP për të sekuestruar praktikat e tre viteve të fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here