Nis ndërtimi i parkimit nëntokësor në sheshin “Skënderbej”

0
168

Shumë shpejt Tiranës do ti shtohet një parkim i ri nëntokësor i cili bashkë me atë që po ndërtohet në fillim të bulevardit do të rrisë kapacitetet në qendër të qytetit. Gjatë inspektimit të punimeve kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky projekt është treguesi i mënyrës sesi projektohet Tirana moderne ku hapësirat publike u kushtohen njerëzve.

Veliaj: Kemi vetëm dy muaj që kemi filluar dhe një pjesë e madhe e sheshit po konturohet. Kemi filluar me porositjen e pllakave, të cilat do të vijnë nga të gjitha trojet shqiptare, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia. Mezi pres që me të mbaruar parkimin të fillojmë edhe me shtrimin e sheshit, dhe pranvera tjetër të na gjejë të përfunduar me projektin më të madh infrastrukturor, atë të Tiranës modern.

Sapo kemi nisur parkingun e dytë publik nëntokësor të Bashkisë së Tiranës. Parkingu i parë po ndërtohet në fillim të Bulevardit të Ri, i cili do të mbarojë në fillim të Vitit të Ri, kurse ky në Sheshin Skënderbej do të përfundojë në muajin Mars. Do të ketë 300 vende parkimi, një mënyrë ideale për ta lënë makinën për ata që i lidh puna me institucionet kryesore rreth sheshit. Kjo është mënyra se si projektojmë Tiranën moderne, ku hapësirat publike u kushtohen njerëzve, jo makinave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here