I njoha në facebook, vajza 22 vjeçare denoncon përdhunimin nga dy djem në Tiranë

0
208

Policia e Tiranës po punon për identifikimin dhe kapjen e dy personave të cilët akuzohen nga një vajzë 22 vjeçare me banim në Greqi se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj.

Kallzimi në komisaratin nr 4 është bërë më 5 nëntor 2016. Vajza e idenfikuar me inicialet E. Q me arsim të lartë ka kallëzuar në polici se në rrugën “Besa” në Tiranë është marrë
“nga dy persona (që është njohur në facebook) me një mjet tip “BMV”, në një banesë (të paidentifikuar), të cilët duke qenë nën efektin e alkoolit kanë kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj”informon policia

Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se vajza ishte njohur disa ditë më parë me një djalë në facebook dhe më pas kishin lënë të takoheshin.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se vajza ishte njohur disa ditë më parë me një djalë në facebook dhe më pas kishin lënë të takoheshin.

22 vjeçarja ka treguar se ngjarja është regjistruar të premten e 4 nëntorit dhe një ditë më pas ajo ka bërë denoncimin

Policia ka nisur hetimet për vërtetësinë e denoncimit si dhe identifikimin e autorëve të mundshëm që po sipas deklarimeve të vajzës kanë qenë të dehur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here