Alarmi/ Bullizmi i “gjuhës” online, 4 nga 10 të rinj të kërcënuar nga urrejtja

0
142

Sipas statistikave, 13% e 11-vjeçarëve janë viktima të bullizmit; 12% e 13-vjeçarëve dhe 9% e 15-vjeçarëve janë viktima të bullizmit të paktën dy herë në muaj
Fëmijët në shkollë përveç të mirave edukative, mësimore, argëtuese dhe shoqërore, padyshim që përballen dhe me problem. Natyrat e problemeve janë nga më të ndryshmet duke marrë para sysh që dhe moshat e shkollimit është nga 5- 14 – vjeç. Duke folur këtu për ciklin 9-vjeçar dhe ata para shkollorë. Por një nga fenomenet me shqetësues sipas raporteve është bullizmi. Dhuna si fizike dhe psikologjike ka qenë dhe mbete problem në shkolla. Për këtë arsye Ministria e Arsimit së bashku me këshillin e Evropës dhe bashkimin Evropian kanë filluar programin ndalimin e këtij fenomeni në shkolla. Hartimi i  programit për të luftuar fenomenin e bullizmit në fëmijët e shkollave është një punë e cila kërkon shumë vëmendje. Fenomeni i fyerjes dhe ofendimit është shumë i ndjeshëm dhe i pranishëm në vendin tonë. Zëvendës ministrja  e Arsimit  Nora Malaj ka shpjeguar se ndryshimi i kurrikulave do të bëjë të mundur edhe përmirësimin e situatës më fëmijët. 4 të rinj ndër 10, të cilët iu përgjigjën vrojtimit të Këshillit të Evropës, raportuan se ndihen personalisht të sulmuar apo të kërcënuar nga gjuha e urrejtjes online. Por interneti nuk është i vetmi burim lëndimi për fëmijët. Mungesa e etikës në komunikim ka bërë që shumë fëmijë të braktisin shkollën dhe të tjerë të kryejnë vetëvrasje. Megjithatë në vendin tonë ende nuk ka shifra të sakta për këtë fenomen. Si në çdo fushë edhe në këtë është rroli i prindërve dhe të rriturve që të tregojnë kujdes ndaj këtij fenomeni.

Statistikat

Bullizmi është një ndër problemet më të mëdha në shkolla, i cili mund të shkatërrojë jetën e fëmijës, duke e nxitur deri në vetëvrasje – shpjegojnë psikologët, – ose e kundërta, viktima të shndërrohet në bullist. Bullizmi haset në forma të  ndryshme, si brenda në klasë ashtu dhe jashtë saj, sidomos gjatë pushimeve ndërmjet orëve. “Isha prapa shkollës duke luajtur me një djalë tjetër futboll dhe erdhi njëri me synimin për të më ngacmuar. Gjoja sikur unë isha zënë me një djalë tjetër, ndaj erdhi të më godiste. Nuk pashë asnjë mësues rreth e rrotull dhe nuk i thashë njeriu, sepse klasat e mëdha kështu janë. Na ngacmojnë shpesh, sidomos kur të gjejnë vetëm, sepse ata janë në grup”, thotë një nxënës. Përveç talljes në grup, bullizmi shfaqet në format e agresivitetit fizik, ku më i dobëti është gjithmonë i pafuqishëm ndaj më të fortit, e kjo i bën fëmijët që të mos i tregojnë këto raste dhune te prindi apo mësuesit. “Na marrin mjetet, bëjnë sikur janë më të fortë. I kapin të tjerët i shtrijnë përtokë. Edhe te dhomat e zhveshjes na ngacmojnë, na shajnë me fjalë të pista. Ose na prekin nga pas”, rrëfen një tjetër nxënës. Këto janë format më të njohura të bullizmit, ndërkohë që kohët e fundit po vihet re bullizmi nëpërmjet internetit, shantazhet nëpërmjet fotove, apo shprehjet kërcënuese ndërmjet njëri-tjetrit, të stimuluara këto edhe nga pajisja e çdo nxënësi me celular. Ndërkohë që psikologët shkojnë më tej me forma të bullizmit. “Kemi bullizmin përmes presionit ekonomik, pra ka fëmijë më të rritur që me nisma personale ose të nxitur nga më të rritur, kërkojë parà apo monedha nga fëmijë më të vegjël, të cilët nuk janë në gjendje të vetëmbrohen. Shpesh kemi pasur raportime edhe të fëmijëve që thonë se u kërkojnë edhe lekët e ushqimit”, tha Orsiola Miha, psikologe. Psikologët thonë se prindi ka rolin kryesor në luftën kundër këtij fenomeni, në edukimin por dhe në leximin e shqetësimeve që manifeston fëmija në shtëpi. Por në një shoqëri, ku prindërit janë të detyruar të punojnë me orare të zgjatura, të dypunësuar apo kur mjaftohen nën kujdesin e dados, lufta ndaj bullizmit mbetet një sfidë e vështirë. Sipas statistikave, 13% e 11-vjeçarëve janë viktima të bullizmit; 12% e 13-vjeçarëve dhe 9% e 15-vjeçarëve janë viktima të bullizmit të paktën dy herë në muaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here