Trump e zë paniku në podium, një i armatosur ndodhej në sallë

0
190

Fushata e kandidatit Donald Trump është përfshirë nga paniku teksa miliarderi është larguar me shpejtësi nga podiumi pasi një person dyshohej se po mbante armë. Dyshimet lindën kur një mbështetës i republikanit bërtiti me zë të lartë se kishte parë dikë që posedonte një armë.

Fillimisht, Trump u mundua të shihte vetë se çfarë po ndodhte, por më pas, mënjeherë në skenë janë futur agjentët sekretë të cilët e shoqëruan miliarderin në një vend të sigurt.

Ata e arrestuan menjëherë të dyshuarin, por pas kontrrolleve trupore të ushtruara ndaj ti dhe në zonën përreth, nuk u gjet asnjë armë. Pas këtij lajmi, Donald Trump u rikthye në skenë për të përfunduar takimin elektoral.

‘Askush nuk tha se do të ishte e thjeshtë, por ne nuk do të ndalemi kurrë, asnjëherë nuk do të ndalemi’, u shpreh miliarderi përballë mbështetësve të tij. Më tej, Trump u zotua se do të përpiqet që të përmbyse rezultatet në Pensilvani, Miçigan dhe Minesota, shtete këto në të cilat republikanët nuk kanë fituar asnjëherë që prej vitit 1972. Ai theksoi se do të zhvillojë tubine në këto vende përpara mbajtjes së zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, Hillary Clinton zhvilloi një takim me mbështetësit e saj në Filadelfia. Ish-sekretarja e Shtetit vijoi me sulmet e saj kundër rivalit republikan, ndërkohë apeloi edhe njëherë për votën e qytetarëve. Klinton nënvizoi se është mjaft e rëndësishme që votuesit të mos i japin besimin një personi që nuk mund t’i besohen armët bërthamore.

Në tubimin e saj, Hillary Clinton u shoqërua nga këngëtarja e famshme Katy Perry, ndërkohë që një ditë më parë, në fushatën e saj performuan Jay Z dhe Beyonce. Nga ana tjetër, kandidati demokrat për postin e zëvendësit.

Presidentit, Tim Kaine, zhvilloi një takim të ngjashëm elektoral i shoqëruar nga Bon Jovi. Në ditët e fundit të fushatës, Clinton duket se i ka ulur disi tonet e akuzave të ashpra kundrejt rivalit Trump, duke u fokusuar më shumë tek apeli i drejtpërdrejtë nga zgjedhësve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here