Kandidati për kryetar/ Spahiu: LSI, shembull për të gjitha partitë politike

0
193

Kandidati për Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Përparim Spahiu, mori pjesë në procesin e votimit për zgjedhjet e brendshme të kësaj force politike.

Pas votimit, Spahiu dha një prononcim për mediat nga Dibra ku theksoi se LSI-ja është e para, ndërsa falënderoi të gjithë anëtarësinë e LSI-së për një proces, siç e cilësoi ai të shkëlqyer zgjedhor, që është një shembull për të gjitha partitë politike në Shqipëri.

Spahiu: Besoj që erdhëm deri këtu për një LSI më të mirë, që unë personalisht besoj fort që është për një Shqipëri më të mirë. Për një politikë që dëgjon dhe mban shënim kërkesat dhe problemet e njerëzve dhe që i zgjidh ato. Unë besoj fort që LSI është e para dhe duhet të jetë e para. Unë në këtë proces dua të falënderoj pa masë të gjithë anëtarësinë e LSI-së për një proces fantastik zgjedhor, që për mua është një shembull për të gjitha partitë politike në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here