Aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari në Kurbin, arrestohet shoferi

0
188

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur një natë më parë në Kurbin, ku një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga makina. Ditën e sotme Policia e Lezhës ka bërë të ditur se ka ndaluar shoferin e dyshuar për këtë aksident.

Bëhet fjalë për 61-vjeçarin Nik Nika, nga Puka, i cili është vënë në pranga gjatë orëve të natës. Nika duke drejtuar makinën me targa AA599BN, në rrugën interurbane, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë të Kurbinit, ka aksidentuar këmbësorin me inicialet K. M., 71 vjeç,  banues në Kurbin i cili ka humbur jetën.

Nik Nika akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here