Zgjedhjet / Meta: Roli i LSI ka qenë kyç për realizimin e shumë reformave në vend

0
169

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me banorë të Beratit, ku iu dhanë kartat edhe 600 anëtarëve të rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi, që u zhvillua në prag të zgjedhjeve të 6 nëntorit për Kryetarin e LSI-së, Ilir Meta vlerësoi rolin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në realizimin e reformave më madhore të vendit, që do të bëjnë të mundur çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ai tha se javën e ardhshme presim një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Në këtë drejtim  Meta veçoi roli e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë kyç për realizimin e shumë reforma në vend dhe në mënyrë të veçantë për arritjen e konsensusit për reformën kryesore, atë të drejtësisë.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe N/Kryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, deputetët Silva Caka dhe Gledion Rehovica, si dhe drejtues të tjerë të kësaj  force politike

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here