Burri tentoi ta mbyste me çarçaf, nuk paraqitet për urdhrin e mbrojtjes

0
150

Sonja Caka

Gjykata pushon kërkesë-padinë, 26-vjeçarja fal bashkëshortin sërish

Armando Kapaj në qelitë e paraburgimit, i akuzuar për “Dhunë në familje”

 

dhuna-ndaj-gruas-1-ne-5-britanike-pro-rrahjesRazije Kapaj nuk paraqitet në gjykatë për kërkesë-padinë e regjistruar prej saj, ku kërkonte urdhër të menjëhershëm mbrojtje nga i shoqi. 26-vjeçarja nuk është paraqitur në ditën dhe orën e caktuar nga gjykata për shqyrtimin e kësaj kërkesë, duke detyruar gjyqtaren Brunilda Kasmi ta pushojë këtë çështje. Duket se gruaja e re, nënë e një fëmije, e ka falur sërish bashkëshortin Armando Kapaj, ashtu siç ka bërë edhe herët e tjera, por që është gjykata ajo që nuk e ka falur, pasi vazhdon të mbetet në paraburgim për konsumim të veprës penale “Dhunë në familje”. Bashkëshorti i saj Armanda Kapaj, të cilin 26-vjeçarja e ka falur disa herë, tashmë i është drejtuar Gjykatës së Apelit, prej së cilës kërkon ndryshim të masës “Arrest me burg”.

Ngjarja

Një telefonatë e mbërritur në sallën operative tri javë më parë për britma nga familjen e Armando Kapës ka vënë në lëvizje policinë e Tiranës, e cila ia ka behur me shpejtësi për të parandaluar një krim të mundshëm. Në afërsi të zonës ka qenë një patrullë policie, e cila menjëherë ka trokitur në derën e banesës dhe pas hapjes së saj, uniformat blu kanë parë 33-vjeçarin Armando Kapaj me çarçaf në dorë, ndërsa kanë konstatuar shenja dhune në fytin e gruas. Policia i ka vënë prangat 33-vjeçarit, i cili ndodhej nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës, ndërsa ishte dënuar për “plagosje të rëndë me dashje”. Edhe pse gjatë kësaj kohe ishte urdhëruar të mos kryente ndonjë vepër tjetër penale, i riu nuk i është trembur aspak gjykatës dhe drejtësisë, duke tentuar të vrasë gruan. Por, ndërsa disa javë më parë i ka shpëtuar arrestimit pasi gruaja e ka falur duke mos e denoncuar dhunën e tij, kësaj herë policia e ka kapur në dhunë e sipër dhe me prova, duke e akuzuar për “dhunë në familje”.

Dëshmia

Edhe pse fajtor dhe i kapur në dhunë e sipër, Armanda Kapaj nuk ka hezituar të bëjë fajtore gruan për situatën e krijuar në familje. Por, ai ka mohuar para policisë se tentoi të mbysë gruan e tij, duke u shprehur se gjithë përgjegjësia bie mbi 27-vjeçaren R. Kapaj. Nga ana e uniformave blu u bë e ditur se kjo nuk është hera e parë kur çifti shoqërohet në polici. Konfliktet mes tyre dhe skenat e dhunës kanë qenë gjithmonë prezent. Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se vetëm para 4 javësh mes çiftit ka pasur një debat mjaft agresiv dhe të dy janë shoqëruar menjëherë në komisariat. Por, pas disa orëve qëndrimi, çifti është pajtuar dhe gruaja 27-vjeçare nuk ka bërë asnjë padi. Vetëm pak ditë ka zgjatur qetësia dhe harmonia në çift për të shpërthyer sërish mbrëmjen e së premtes. Blutë kanë vënë në afërsi të zonës ku jeton çifti një patrullë policie, për të parandaluar një krim të mundshëm apo dhunë në familje. Ndërsa në bashkëpunim me forcat e policisë ka qenë edhe një fqinj i çiftit, të cilit i është kërkuar që të njoftonte në rast se do të kishte sërish debate. Dhe pikërisht, në momentin që ka dëgjuar debate dhe britma nga banesa, fqinji ka lajmëruar policinë, e cila ka vënë në pranga 33-vjeçarin Kapa. Ndërkohë mësohet se bashkëshortja e tij ka hezituar sërish që të bëjë denoncim, ndonëse mund të kishte humbur jetën nga dhuna e burrit. Gjatë marrjes në pyetje nga blutë R. Kapa ka pohuar se 33-vjeçari është shumë xheloz dhe mjafton vetëm një gjë e vogël për të nisur debatin i cili degjeneron në dhunë. Gjithashtu, gruaja ka rrëfyer se konfliktet janë skena të përsëritura dhe në pjesën më të madhe të rasteve, ajo ka preferuar ta falë bashkëshortin, duke mos ngritur denoncim ndaj tij.

 

 

Pas plotësimit të kërkesë-padisë

Kërkueset e urdhrave të mbrojtjes tërhiqen para gjykatës

Gjykata e Tiranës prej afro tre muajsh po përballet me një fluks tërheqjesh të grave paditëse të dhunës në familje, të cilat në ambientet e policisë kanë kërkuar me insistim t’u plotësohet urdhri i mbrojtjes. Vetëm gjatë muajit gusht dhe dy javëve të para të muajit shtator, të gjitha kërkesat ose janë rrëzuar ose janë pushuar, pasi denoncueset janë tërhequr duke mos u paraqitur në gjykatë dhe në raste të tjera duke mohuar dhunën para gjykatës me shpresë për të shpëtuar bashkëshortët. Nga 28 kërkesat e paraqitura në gjykatë, rezulton se të gjitha ose janë pushuar ose janë rrëzuar. Gjyqtaret e seksionit civil që shqyrtojnë këto kërkesa, të gjendura përballë kësaj situate, kanë pushuar apo rrëzuar kërkesat për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Gratë e paraqitura para gjykatës kanë deklaruar për togat e zeza se kanë falur burrat dhunues, pasi kanë marrë premtimin se nuk do dhunohen më. Por, ndërsa një pjesë e grave paraqiten dhe të paktën thonë një arsye, të tjera as që i afrohen sallës së gjyqit për shpjeguar arsyet e tërheqjes nga kërkesë-paditë.

 

 

Durrës

U arrestua për korrupsion, gjykata liron avokatin Lika

Gjykata e Durrësit sfumon operacionin e bujshëm të policisë së qytetit bregdetar për arrestimin e avokatit, i akuzuar për “Korrupsion aktiv”. Gjykata ka lënë të lirë avokatin Gramoz Lika, i cili u arrestua dy ditë më parë për veprën penale “Korrupsion pasiv”. Togat e zeza e kanë argumentuar lirimin e tij duke u shprehur se arrestimi i avokatit Lika ka qenë i paligjshëm. Avokati Lika u arrestua nën akuzën e marrjes si ryshfet të një sasie të konsiderueshme parash, më qëllim lirimin e një të dënuari. Arrestimi i tij, u bë pas përgjimit me metoda speciale nga ana e prokurorisë, gjatë kohës që ai po merrte para nga shtetasi kosovar Sabri Ukaj, me pretendimin se do të lironte nga burgu, të afërmin e tij Bujar Uka, i dënuar për falsifikim dokumentesh. Avokati Lika, u akuzua për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, si dhe për korrupsion aktiv të gjyqësorit, prokurorisë dhe funksionarëve të tjerë të gjyqësorit”. Ndërkohë që, marrjen e parave nga Ukaj, avokati e ka argumentuar se është paguar për punën e bërë deri në ato momente për klientin e tij dhe nuk ka marrë ryshfet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency