Pastroni veshkat me vetëm një pije natyrale, përgatitet në kushtet e shtëpisë

0
281

Veshkat janë organet që kryejnë disa nga funksionet më të rëndësishme të trupit të njeriut, ku më u rëndësishmi është ai i filtrimit  dhe pastrimit të gjakut nga toksinat dhe eliminimin e mbetjeve me anë të urinës.

Por ndjekja e regjimeve të gabuara ushqimore shpeshherë çon edhe në dëmtim të veshkave, ku përmendim mbledhjen e toksinave në trup që ia vështirëson punën veshkave. Hidratimi i rregullt dhe i vazhdueshëm i veshkave dhe mëlçisë është hapi më i rëndësishëm  për mirëmbajtjen e këtyre dy organeve jetësore.

Përveç ilaçeve, ekzistojnë edhe disa erëza të cilat parandalojnë sëmundjet e veshkave, formimin e gurëve në veshka dhe mbledhjen e toksinave në trup. Një ndër këto erëza është edhe majdanozi. Ai është shumë i pasur në vitamina, veçanërisht në vitaminat K, A, C dhe në minerale esenciale, siç është hekuri, dhe nga të gjithë këta përbërës varet edhe funksionimi i veshkave. Përveç këtyre, majdanozi ka edhe shumë veti të tjera të cilat përmirësojnë shëndetin tonë. Ja cilat janë këto veti:

  • Kundër mikrobeve
  • Ul yndyrat në gjak
  • Parandalon mbledhjen e toksinave në veshka
  • Ul hipertensionin
  • Diuretik
  • Antioksidues
  • Rregullon ciklin menstrual

Në fushën e mjekësisë njihet gjerësisht rezultati që jep majdanozi në trajtimin e gurëve në veshka. Theksohet se konsumimi i çajit të majdanozit rrit prodhimin e urinës dhe si pasojë shkakton nxjerrjen e kristaleve në veshka jashtë trupit të pacientit. Për më tepër, çaji i majdanozit pengon thithjen e kripës nga indet e veshkave dhe si pasojë pengon formimin e gurëve në veshka. Dhe gjithashtu lufton ankthin dhe qetëson nervat.

Përgatitja e çajit të majdanozit është e njëjtë me atë të çajrave të tjerë, dhe sipas dëshirës mund t’i shtojmë edhe përbërës të tjerë./shendet.com

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here