Lajme nga Kuvendi/ Ben Blushi dhe Andrea Marko pengojnë Mesilën për të folur (Foto)

0
254

14963423_10207852114405212_2114178573_o 14971631_10207852116125255_162188939_o

“Doda ka replikuar me Dulen, por nuk është lënë e qetë nga dy deputetët të cilët bisedonin pa u shqetësuar”

Debati për Himarën ishte prezent për disa orë në parlament. Situata e javës së fundit nuk i shpëtoi dot edhe diskutimeve mes kryeministrit, kreut të PBDNJ Vangjel Dules dhe deputetëve të tjerë. Dule ka marrë disa herë fjalën për të mbështetur mendimin e tij që kundërshtojnë nga shumë deputetë, por një moment duket që komunikimi mes tij dhe replikueses Mesila Doda nuk funksiononte. Pasi mbaroi fjalën Vangjel Dule, Mesila Doda ka replikuar nga vendi, por është “penguar” nga dy deputet. Ben Blushi përsëri ka zgjedhur që të ulet në vendet e demokratëve në parlament, por gjatë seancës ka biseduar me deputetin Andrea Marko të PBDNJ. Biseda me të dyve ka vazhduar edhe kur deputetja Doda, kishte replikën e saj duke e penguar atë në komunikimin me Dulen. Në një moment duket edhe dora  e zonjës Doda e cila ka dashur ti thotë largohu dhe më lwr ti flas zotit Marko, i cili ka vazhduar bisedën me Blushin. Më pas është dëgjuar se Mesila Doda ka thënë të dy deputetëve; “Këtu e gjetët të bëni muhabet?”.  Ndoshta rastësisht, por ndoshta edhe qëllimisht aty ka kaluar edhe ish-kryeministri Berisha, i cili edhe pa dashur pasi po largohej nga salla, i ka dhënë fund bisedës mes deputetit Andrea Marko dhe Ben Blushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here