Audio-skandali/ Avokati i ish-kreut të Gjykatës së Gjirokastrës pas marrjes në pyetje: Gjithçka e montuar

0
180

Ish-kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Goçi është thirrur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Për më shumë se një orë, Boçi në prani të avokatit të tij Saimir Vishaj, është marrë në pyetje lidhur me audio-skandalin e shfaqur në një emision investigativ ku i kërkonte favore seksuale një qytetareje në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor.

Pas marrjes në pyetje, avokati Vishaj deklaroi për mediat se gjithçka është e montuar.

Vishaj: “Kallëzuesja R.S. ka mashtruar, Boçi është i pafajshëm. R.S. ka pasur probleme me burrin, vjehrrën e kunatën. R.S. e ka sajuar vetë këtë histori, nuk është e vërtetë.Kemi gjetur shume vendime të gjykatës së Gjirokastrës ku kjo shtetase ka bërë shumë kallzime për vjerrën dhe bashkëshortin dhe të gjitha janë pushuar”.

Boçi akuzohet për “korrupsion pasiv” të gjyqtarëve.

Një ditë më parë u mor në pyetje gjyqtarja Blerta Çibuku.

Çibuku është gjyqtarja, e cila dha vendimin kundër denoncueses.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here