Kazanët e plehrave si shpresa e vetme për tu ushqyer (Foto)

0
260

3

Varfëria në shqipëri është në rritje e sipër, dhe të papunët po shtohen çdo ditë.   Për tu ushqyer shumë njerëz zgjedhin që të gjejnë një punë, nga e cila të marrin sa dopak fitime. Por vendet e punës janë të pakëta dhe nuk mund të punësohet që të gjithë. Ata të cilët nuk gjejnë një punë, gjejnë alternativa nga më të ndryshmet për tu ushqyer. Disa lypin nëpër rrugë, por disa të tjerë zgjedhin kazanët e plehrave si një shpresë. Në rrugët e kryeqytetit në shumë vende shihen njerëz të cilët futen nëpër kosha dhe gjejnë diçka për të ngrënë. Nga varfëria e madhë këta njerëz janë shtuar, por shteti nuk ka ndërhyrë ende  për të zgjidhur problemin e madh të shqipërisë. Fotoja që tregohet është shkrepur në kazantët e kodrave të Liqenit Artificial.  Koshi i plehrave nga larg duket sikur është i vjetër dhe nuk ka gjëra më vlerë, por për atë që po kërkon diçka për të ngrënë, ky kosh është burimi i jetës së tij. Pas shumë kërkimësh nëpër mbetyrinate pafundme gjeti diçka të clën u ul pak më tutje për ta konsumuar.  Një ditë për të mbaroi dhe jeta e tij do të vazhdoj edhe për nesër, por përsëri zgjidhja për një të ardhme mungon. Pë tëe puna është shumë larg, sepse vendet e punës janë të pakta dhe çdo ditë po pakësohen. Deri sa shteti të gjej një zgjidhje përsëri shumë njerëzë do të kërkojnë përsëri nëpër kazanët e plehrave për të gjetur diçka për të ngrënë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here