Hapja e negociatave, Bregu: Besoj se progresraporti do jetë pozitiv

0
193
Albania's European Affairs Minister Majlinda Bregu speaks during an interview with Reuters in Tirana December 17, 2009. Albania hopes the European Union will give it candidate status in early 2011, Bregu said on Thursday, but much may depend on whether the opposition ends a boycott of parliament. To match interview: EUROPE-ALBANIA/ REUTERS/Arben Celi (ALBANIA - Tags: POLITICS)

Edhe deputetja e PD, Majlinda Bregu shprehet optimiste se raporti i 9 nëntorit për Shqipërinë do të jetë pozitiv për hapjen e negociatave. Në një aktivitet për sfidat e sipërmarrjes shqiptare drejt integrimit në BE, Bregu tha se ai duhet të jetë momenti më i mirë për të gjithë.

Bregu: Besoj se progresraporti i 9 nëntorit do të jetë pozitiv për hapjen e negociatave. Besoj se propozimi do të jetë pozitiv. Është ngjarja më e rëndësishme që shqiptarëve i takon. Le të jetë momenti i mirë për të gjithë ne.

Bregu tha gjithashtu se do ti kërkojë qeverisë që të përfshijë biznesin si grup interesi në ndryshimet legjislative.

Bregu: Fatkeqësisht është folur pak për dimesionin social-ekonomik. Nuk është folur për impaktin që ka procesi i integrimit tek biznesi. Ka ardhur koha të përgatisim udhërrëfyes sa përafrim kemi me legjislacionin e tregut të brendshëm. Kërkoj nga qeveria që të përfshijë biznesin si grup interesi në ndryshimet legjislative.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jakaj tha se është negativ fakti që deputetët e PS dhe PD nuk jane ne kete tryeze.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here