Tahiri akuzon PD se po përbalt policinë, Noka: Në mes të Rrëshenit ke 5 ton kanabis

0
208

Nga foltorja e Kuvendit, ministri Saimir Tahiri akuzoi Partisë Demokratike se ka përbaltur policinë pasi e quan vendin ‘kanabistan’. Tahiri ka mbajtur po të njëjtin qëndrim ndaj opozitës, ndërsa theksoi se operacionet e policisë PD i quan dështime. Nga ana tjetër ministri iu drejtoji gishtin deputetëve të PD-së nëse janë në anën e banditëve apo të ligjit. “Sukses është ta godasësh e të arrestosh më shumë. Flisni për suksese ndërkohë që nuk e prekët Lazaratin. Shqipërinë e shitët në emër të interesit tuaj. Jeni në anën e banditëve, apo në anën e ligjit? Sot, Shqipëria nuk është ashtu siç duhet, e pranojmë ne. Akuza, baltosje, nuk keni kapacitet për të bashkëpunuar. Qeveria e parë që kanabisin e trajton në themel. Betejë as e jona, as e juaja por e Shqipërisë”, tha Tahiri.

NOKA: NË MES TË QYTETIT TË RRËSHENIT, 5 TON KANABIS

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të PD-së Flamur Noka, ndërsa ai tha se batërdija me kanabis ka shpërthyer kudo. Ai theksoi se vetëm në Rrëshen ka 5 ton drogë, duke shtuar se qeveria po ndjek politikën e kanabizimit të vendit. E keni mbushur Shqipërinë me kanabis. Në mes të qytetit të Rrëshenit, 5 ton kanabis. Pse nuk u lejua ndërhyrja e FNSH Lezhë në Rrëshen? Kanabistan e thonë të gjithë jo vetëm ne. Ambasadori Lu rrëzoi çdo gjë që ka thënë Rama”, tha Noka.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here