Ja çfarë tha Basha në mbledhjen e Kryesisë së PD-së

0
168
BASHA AKUZA QEVERISE - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference te shtypi, ku ka akuzuar qeverine se po perdor policine ne fushate, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, which he has accused the government of using the police to campaign for the local elections on 21 June.

Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë pasditen e sotme. Gjatë mbledhjes, prioritet i së cilës ka qenë reformimi dhe modernizimi i Partisë Demokratike, është bërë analiza dhe organizimi i partisë.

 

 

Gjithashtu është vijuar edhe me konsultimin për ndryshimet statutore dhe forcimi i rolit të anëtarësisë.

Kreu i PD-së në fillim të mbledhjes ka folur për analizën e humbjes dhe nisjen e procesit për ringritjen e partisë.

Në muajin korrik, kryetari Basha kërkoi sistemin e primareve për zgjedhjet e ardhshme.

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thirri një takim me aleatët. Burime brenda PD-së bëjnë me dije se ai ka nisur konsultimet për reformën zgjedhore.

“Konsultimet do të vazhdojnë me aleatët parlamentarë dhe jo parlamentarë. Teksa konsultime pritet të ketë edhe me çdo forcë politike dhe faktor shoqërorë pro zgjedhjeve të lira”,- sqarohet në njoftimin e PD.

Reforma zgjedhore, sipas PD-së duhet të realizohet për të ndalur manipulimin dhe shitblerjen e votës. Ajo duhet të përfshijë kërkesat e artikuluara edhe më herët nga Basha, votimin e numërimin elektronik dhe votën e emigrantëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here