Rusia tjetër armëpushim në Siri, thirrje rebelëve të largohen nga Alepo

0
162

Rusia ka bërë të ditur se do të vendosë një tjetër armëpushim në Alepo ditën e premte, teksa u ka bërë edhe njëherë thirrje rebelëve që të largohen nga qyteti. Moska ka komunikuar se rebelët nuk do të jenë të detyruar që të dorëzojnë armët për t’u larguar nga qytetin. E megjithatë, grupimet që kundërshtojnë Presidentin Bashar al-Assad janë shprehur se nuk kanë ndërmend që të largohen.

Rusia i ka bërë një tjetër thirrje për t’u larguar nga qyteti i rrethuar i Alepos, rebelëve që kundërshtojnë qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad.

Për të mundësuar diçka të tillë, Moska ka njoftuar se ditën e premte, duke nisur nga 9:00 e mengjesit e deri në orën 19:00, gjithmonë duke ju referuar asaj lokale, grupet e armatosura do të kenë mudnësi që të largohen nga ky rajon, pa u dëmtuar dhe madje duke mos patur nevojë për të dorëzuar armët.

Lajmërimi është dhënë nga Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkohë që nga ana tjetër, në bazë të komunikatave paraprake, rebelët thuhet se e kanë refuzuar ofertën e bërë.

Për këtë situatë kanë reaguar edhe zyrtarë të tjerë rusë. Presidenti Vladimir Putin është shprehur se kjo masë po merret për të evituar viktimat.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, deklaroi se Rusia po synon që të ndërtojë një proçes politik me pjesëmarrjen e qeverisë dhe të opozitës.

Megjithatë, rebelët duket se nuk kanë ndërmend që të lëshojnë pe për këtë çështje.

Në komunikatat e tyre për mediat ndërkombëtare, ata janë shprehur se nuk kanë ndërmend që të largohen nga Alepo dhe se nuk do të dorëzohen.

Pavarësisht kësaj, Rusia ka deklaruar se do të rihapë sërish tetë korridore me qëllim që t’u japë rebelëve dhe qytetarëve një tjetër mundësi.

Gjashtë korridore do të jenë në funksion të civilëve, ndërkohë që dy të tjera do të jenë të hapura për rebelët.

Kur konflikti sirian ka hyrë në vitin e gjashtë, situata vijon të mbetet tejet e rënduar në Alepo. Më të dëmtuarit nga luftimet janë qytetarët, të cilët jetojnë në kushte ekstreme, me rezerva të pakta uji, ushqimesh dhe medikamentesh.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here