Kthejnë shtëpinë në “supermarket” droge, arrestohet cifti shqiptar

0
194

Operacioni “Origine” i Policisë së Riminit ka çuar sot në arrestimin e një çifti shqiptar; G,A 20 vjeçe e G.B 30 vjeç rezident në komunën e Coriano, në provincën e Riminit.

Çifti shqiptarë furnizonte me drogë tregun ilegal të Ricciones e banesa tyre në qytezën e Corianos ishte kthyer në një supermarket të vërtetë droge.

Hetimet e operacionit “Origine” kishin nisur në janar të vitit 2016 pas arrestimit të një shtetasi italian, rezident në Coriano, me 40 gramë kokainë, i cili kishte rrëfyer se e kishte blerë drogën tek çifti shqiptar.

Pak ditë më parë çifti shqiptar kishte braktisur banesën e tyre për tu transferuar në komunën e Santarcangelo.  Hetimet e policisë italiane hodhën dyshimin se çifti po përgatitej për t’u larguar nga Itali, gjë që ka cuar në arrestimin e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here