Nuk ka reformë zgjedhore!

0
139

Ligji elektoral do të jetë i njëjtë dhe në zgjedhjet e ardhshme politike, pasi afatet kohore pamundësojnë një reformë të thellë. Konstatimi vjen nga koalicioni i vëzhguesve vendorë. Por për politologun Afrim Krasniqi, kjo situatë ishte e pritshme pasi partitë kryesore politike nuk e duan reformën.

Mungesa e vullnetit politik po rrezikon reformën zgjedhore, duke e lënë atë në kuadër të disa ndryshimeve të vogla teknike që nuk pasqyrojnë rekomandimet e OSBE/OHDIR.

Shqetësimi ngrihet nga Shoqatat që monitorjnë proçeset zgjedhore, ku përfaqësuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Gerta Meta, tha se afatet kohore në dispozicion të politikës për ndryshimin e kodit janë drejt fundit.

Meta: Një reformë gjithëpërfshirëse dhe një reformë e thelluar do kohën e vet për tu reflektuar ashtu siç duhet dhe jo për tu bërë reforma gjysmake të cilat sjellin pasoja të rënda për proçeset zgjedhore në prekjen e standarteve të proçeseve zgjedhore në Shqipëri.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i bën thirrje politikës për 3 ndryshime thelbësore në ligjin elektoral.

Meta: Konkretisht në lidhje me financimin e partive politike. Një moment i dytë është dekriminalizimi, si do ta realizojë KQZ.Ajo që është shumë e rëndësishme është dhe vota e emigrantëve.

Mungesa e vullentit politik pë reformën zgjedhore për politologun, Afrim Krasniqi, nuk është rastësi, pasi  Partia Socialiste dhe Partia Demokratike  siaps tij  nuk e duan reformën zgjedhore.

Krasniqi: Partitë më shumë komunikojnë me publikun për ta përdorur reformën zgjedhore për idetë idetë e tyre dhe për të treguar nesër për të pasur një alibi në rast dështimi sesa për të gjetur një reformë zgjedhore.Kështuu që në këtë lloj këndvështrimi unë mendoj që palët kanë arritur kompromis vetëm për gjëra të vogla dhe teknike të cilat nuk prekin thelbin e sistemit.

Në 25 vite demokraci, Krasniqi thotë se vetëm në tre raste ka pasur reformë të vërtetë elektorale.E fundit ishte në vitin 2008, kur u vendos sitemi aktual zgjedhor./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here