Ministrja Gjosha i bën thirrje opozitës: Mos bojkotoni, Brukseli na ndjek

0
162

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në një intervistë për Ora News u shpreh optimiste se Shqipëria  do të marr një rekomandim pozitiv në 9 nëntor nga Bashkimi Europian.

Gjiosha: Unë jam opozimiste sepse ne kemi pnuar që Shqipërisë ti jepet një rekomandim pozitiv këtë vjeshtë ose pas pak ditësh. Ajo çka ndodhi me reformën në drejtësi ishte lajmi më i mirë për shqiptarët, por edhe për ndërkombëtarët të cilët kanë investuar te kjo reformë. 9 nëntori do të jetë ditë pozitive.

Ne kemi përmbushur ato kritere për të kaluar në fazën tjetër, ajo e çeljes së negociatave. Kjo do ta bëjë dialogun më të thjeshtë me BE dhe do të jetë komunikim më i thjeshtë. Faza që vjen është e vështirë. Duhet të bëhemi gati me strukturat negociuese

Pjesa më e vështirë është implementimi i reformës në drejtësi. Po hasim disa vështirësi, por Shqipëria ka hyrë në një hap pa kthim pas. Ajo reformë do të zbatohet.

Implementimi i reformës nuk do të thotë vetëm burgosje të politikanëve. Ajo që ne duhet të kryejmë është që të fillojmë zbatimin e ligjit të Vettingut, sepse që aty fillon drejtësia dhe duhet të përzgjedhim prokurorët më të aftë që ka Shqipëria. Më pas është ngritja e institucioneve të reja. Fazat e implementimit janë më të rëndësishme se burgosja e një personi për të sakrifikuar në emër të reformës në drejtësi. E pyetur për rolin e opozitës në integrim Gjosha u shpreh se:

“Për cdo vend opozita ka një rol shumë të rëndësishëm se pse është aty për të parë gjithë punën që bën qeveria, për të mos lejuar atë edhe ato gabim që shpesh herë mund ti bëjmë sepse është njerëzore. Opozita është e rëndësishëm, por më i rëndësishëm është dialogur që ne duhet të bëjmë”.

Gjithashtu Ministrja Gjosha u shpreh edhe për ndikimin e bojkotit të paralajmëruar nga opozita për disa ligje.

” Unë do të shpresojë që ne 2016 mos diskutonim për bojkot por për dialog. Kuvendi është vendi më i mirë për dialog. Unë  i bëj thorrje opozitës të mos kryejë bojkot politik. Kjo ka lidhje me integrimin, BE ndjek çdo seancë parlamentare” – u shpreh Gjosha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here