Ambasadorët kërkojnë “llogari” për kanabisin, takim me Ramën në Kryeministri

0
146

Kultivimi i kanabisit në vend dhe deklaratat e kreut të Shtetit, Bujar Nishani se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare pikërisht për këtë çështje, kanë nxitur reagimin e ambasadorëve të vendeve të BE-së, të cilët kanë kërkuar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Siç raporton ‘News 24’, takimi zhvillohet në Kryeministri, atje ku rreth orës 17:00 është parë të hyjë ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin. Në takim pritet të jetë edhe ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, si dhe ambasadorë të tjerë të akredituar në vend.

Takimi i diplomatëve me Ramën do të fokusohet tek kanabisi dhe shqetësimi për kultivimin e tij. Pritet që kryeministri të informojë diplomatët e akredituar në vendin tonë për situatën ku ndodhet vendi, ndërsa parashikohet që diskutimet mes tyre të zgjasin më shumë se një orë.

Pas deklaratës së presidentit Bujar Nishani se do të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen e kultivimit të kanabisit, kryeministri Rama zgjodhi ta ironizojë duke e ‘këshilluar’ që të mblidhte Këshillin Kombëtar te PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit.

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit. Bashkëngjitur letra e sotme e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, si kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes. Suksese”, shkruan Ramën

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here