Porti i Vlorës me qira 1 euro, Rama mbron ‘dhuratën’ 57 mijë m2 për Samir Manen

0
297

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dhënia me qira me 1 euro metri katror për 57 mijë metra në Portin e Vlorës është një praktikë e bërë dhe nga vende të tjera.

Në një konferencë për mediat, Rama theksoi se nuk ka asnjë për tu habitur pasi i sjellin shumë ekonomisë së një vendi. Po ashtu ai theksoi se ka dy rrugë për ta bërë këtë, ose të ndërtohen nga vetë shteti ose ta bëjnë kompanitë e huaja.

Rama: Në Vlorë do të ndërtojmë një nga 4 portet turistike të Shqipërisë. Ky është një ndikim i jashtëzakonshëm dhe nuk ka asnjë arsye ne botë për të vënë në pikëpyetje të tilla investime që kanë një rëndësi strategjike për vendin tonë. Kur vendosen pikëpyetje lidhur me mënyrën si stimulohen investimet strategjike ne turizëm është mirë të kihet parasysh se çfarë bëjnë vendet e tjera. Investitorë shumë të rëndësishëm që na afrohen kërkojnë mbështetje financiare nga qeveria për të investuar në turizëm. Ne nuk japim direkt mbështetje financiare, por fakti që e kërkojnë do të thotë se ndodh në shumë vende të tjera. Llogaria është shumë e thjeshtë, çfarë jep dhe çfarë merr.

Një ditë më parë BIRN vuri në dukje se, Qeveria i transferoi kundrejt çmimit simbolik 57 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Vlorës biznesmenëve Geront Çela dhe Saimir Mane, pa përftime në dukje për publikun dhe shtetin.

Në mars të vitit 2021, qeveria e kryeministrit Edi Rama vendosi që ta jepte portin ekzistues me koncesion dhe sipërfaqen e truallit prej 57 mijë metrash katrorë me qira simbolike prej 1 Euro për ndërtimin e një marine turistike dhe një kompeksi luksoz rezidencial të quajtur “Vlora Marina”.

Projekti “Vlora Marina” është një sipërmarrje e përbashkët e biznesmenëve Geront Çela dhe Samir Mane përmes kompanisë së tyre “Marina Residences Vlorë”, e cila zotërohet në 90% të aksioneve nga Çela dhe 10% nga grupi “Balfin” i Manes.

“Marina Residences Vlorë” synon që të ndërtojë rreth 663 apartamente dhe dy hotele mbi një truallin shtetëror prej 57 mijë metrash katrorë dhe planifikon të arkëtojë dhjetramilionë euro nga shitja e apartamenteve në dhjetë vitet e ardhshme.

Duke mbrojtur projektin që parashikon ndërtimin e një porti jahtesh, kryeministri tha se sipas studimeve të bëra jahtet sjellin zhvillim. “400 jahte sjellin një vlerë në ekonomi për vendin, të barabartë me 40 mijë turistikë që janë kategori e turizmit masiv,” tha ai.

Porti i Vlorës ka qenë pjesë e pandashme e qytetit dhe të paktën prej shekullit XVIII konsiderohej si limani i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë së jugut, para se qeveria të vendoste shpërnguljen e tij në zonën e Triportit, rreth 5 kilometra në veri të Gjirit të Vlorës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here