Samsung befason me modelin Galaxy S8, i gjithë telefoni vetëm me ekran

0
292

Me dështimin e Galaxy Note 7, Samsung tashmë është duke kërkuar të fitojë sërish besimin e konsumatorëve, gjë të cilën synon ta arrijë me lancimin e telefonit të mençur Galaxy S8. Thashethemet rreth dizajnit dhe pjesëve të harduerit për Galaxy S8 tashmë kanë nisur, por zyrtarisht ende nuk është konfirmuar asgjë, shkruan arbresh.info.

Është ekrani pjesa e fundit që është duke u përfolur te pajisja e gjeneratës së re të njësisë ‘S’ nga gjiganti korean. Bazuar në raportet e fundit, Galaxy S8 do të ketë 90 për qind të trupit ekran, 20 për qind më shumë krahasuar me njësitë si Galaxy S7 dhe S7 Edge.

Sidoqoftë, edhe nëse Samsung vendos diçka të tillë te gjenerata e ardhshme atëherë nuk do të jetë e paparë deri tani, pasi së fundmi Xiaomi ka prezantuar telefonin Mi Mix, i cili është 91.3 për qind ekran. Disa thashetheme sugjerojnë që edhe Apple synon të fillojë përdorimin e ekraneve OLED te iPhone 8 për arsyeje të ngjajshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here