Ndërtimi vijon të udhëheqë ekonominë shqiptare

1
217

Ndërtimi dominon investimet në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, për periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2014, ndërtimi zë mesatarisht rreth tre të katërtat e formimit të kapitalit fiks në ekonominë shqiptare. Vlera  e  investimeve  në  ndërtim,  ashtu  si edhe  pesha  e  ndërtimit  ndaj  investimeve totale,  kanë  pësuar  një  rënie  të  lehtë  nga afro 80% në vitin 2010, në rreth 73% në vitin 2014, por, megjithatë, ky sektor ngelet dominues, me diferencë të thellë nga sektorët e tjerë. Nga rreth 2.5 miliardë euro kapital fiks që formon ekonomia shqiptare, mbështetur në ritmin e viteve të fundit, 1.8 miliardë euro janë ndërtime. Ndërtimet rezidenciale zënë peshën kryesore brenda sektorit ndërtues, por, që nga viti 2012 e  në vijim  vlera e tyre paraqitet në rënie, ashtu  si edhe ndërtimet tregtare. Tendencë të  kundërt  kanë ndërtimet inxhinerike që janë segmenti i vetëm që ka njohur rritje nga viti 2012 deri në vitin 2014. Për pjesën tjetër, investimet në ekonominë shqiptare shkojnë sidomos për makineri dhe pajisje, me 16% të totalit dhe për mjete transporti, me rreth 5%. Megjithëse për bujqësinë flitet shumë, shifrat tregojnë  qartë  se  nuk  ka  asnjë  zhvillim  madhor  në  drejtim  të  zhvendosjes  së  kapitalit  drejt  këtij sektori. Investimet në bujqësi në vitet e fundit kanë qëndruar në rreth 2.5% të totalit të kapitalit fiks të krijuar në  ekonomi.  Vlerësohet  se  në  bujqësi  investohen  çdo  vit  rreth  65 milionë  euro,  në  pjesën dërrmuese  në  pemtari  e  vreshtari,  shumë  kjo  qartësisht  modeste  për  të  mbështetur rritjen  e  një sektori të zhvilluar nën potenciale. Një tjetër e dhënë domethënëse për zhvillimin e ekonomisë shqiptare është vlera e investimit në teknologji. Sipas Instat, në vitin 2014 investimi total në prgrame kompjuterike dhe baza të dhënash për vitin 2014 ishte vetëm 194 milionë lekë, me një peshë krejt të papërfillshme ndaj totalit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here