“Kisha dëgjuar fjalë për çështje nderi!”/”E kishte hak plumbin”, lihet në burg 38-vjeçari…

0
95

“Kisha dëgjuar llafe të ndryshme, që kanë të bëjnë me çështje nderi.”

Gjykata e Durrësit e ka lënë në burg 38-vjeçarin Ndue Zefin, i cili vrau me armë zjarri fqinjin Martin Ndreca, pas sherrit në lokal. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në zonën e ish Kënetës në Durrës. Pas vrasjes autori ka shkuar në Pukë, në vendlindjen e tij dhe disa ditë më vonë është dorëzuar në Policinë e Shkodrës. 38-vjeçari akuzohet për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Para Policisë Ndue Zefi është shprehur Martin Ndreca e kishte prerë në besë, pasi sipas tij I kishte ngacmuar gruan.

“Me Martinin kemi njohje të vjetër, sepse kemi jetuar në fshatin Adriatik për disa vite. E konsideroja njeri të besuar, por më preu në besë. Kisha dëgjuar llafe të ndryshme, që kanë të bëjnë me çështje nderi. Atë ditë (ditën e ngjarjes) shkuam për t’i kërkuar llogari për veprimet e tij, nuk u morëm vesh si njerëz pasi u soll në mënyrë arrogante, duke mos më lënë asnjë zgjidhje tjetër. U përplasëm fillimisht në lokal, pastaj edhe në vendin ku ndodhi krimi. Qëllova në drejtim të tij disa herë me vetëdije të plotë, pasi e kishte hak plumbin”, ka deklaruar para hetuesve 37- vjeçari Ndue Zefi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here