Filmi “Harms”/ Blerim Destani me premierë në ekranin televiziv gjerman

0
267

blerim-destani b60ef864b67e2efc8e180cfd6f9bf939

Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani vjen sonte në ekranin televiziv gjerman me filmin e tij më të ri. Artisti i cili po korr suksese në karrierën e tij artistike do të shfaqet në televizionin gjerman RTL, në kuadër të premierës televizive të filmit “Harms”. Ky film do të jepet prej orës 23:00 në TV RTL në Gjermani, Zvicër e Austri. “Harms”, ka regjisor emrin e njohur të kinematografisë gjermane, Nikolai Mullerschon. Në rol kryesor interpreton ikona e kinematografisë gjermane, Heiner Lauterbach, si dhe aktori shqiptar Blerim Destani. Filmi i përket zhanerit “Thriller” ndërsa aktori shqiptarBlerim Destani luan rolin e një turku i cili do të hyjë dhe do të dalë nga jeta e Harms, protagonistit Heiner Lauterbach.Tema kryesore është miqësia e cila ndërtohet mbi lakminë, paranë dhe marrjen e vendimeve.  Filmi “Harms” u prezantua premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë. Blerim Destani është një ndër aktorët më të përfolur i cili kulmin e famës në trojet shqiptare e arriti me filmin “Koha e Kometës” me regji të Fatmir Koçit. Që në moshën 14 vjeçare Blerim Destanit iu dha roli i tij i parë në filmin televiziv shqiptar “Atje ku nuk lind dielli”. Ndërsa në vitin 2004, mori ofertën e parë të madhe për të qenë pjesë e një filmi. Me përfaqësimin e rolit kryesor të Benit, në filmin “Metropolet” me regji të Sunaj Raçaj, Destani tërhoqi vëmendje të madhe nga publiku në Evropën Juglindore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here