Ekstradohet shqiptari që vrau të moshuarën për 5 euro

0
226

Ditën e djeshme është ekstraduar drejt shtetit italian, 21-vjeçari Dorian Gjoka. Ky i fundit akuzohet për vrasje të kryer në bashkëpunim dhe grabitje të një 84-vjeçareje.

Ngjarja ka ndodhur më 12 qershor 2015, kur italiania Mariangela Prandi u vra gjatë një grabitjeje në banesën e saj në Milani.

Shqiptari i ekstraduar, Dorian Gjoka, në bashkëpunim me Pashk Pjetrin dhe Zef Ndrecën vranë të moshuarën dhe arritën të merrnin nga banesa e saj 5 euro, një celular dhe një palë dylbi. Pjetri dhe Ndreca u arrestuan fill pas ngjarjes, ndërsa Gjoka arriti që të kthehej në Shqipëri. Ai u arrestua këtu pak kohë më parë për llogari të shtetit italian. Sipas hetimeve, e moshuara ishte e varfër, por në kohën kur u vra, ajo kishte fituar lotarinë dhe shqiptarët shkuan për ta grabitur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here