“Do të vras”! Gruaja që përgjoi gjyqtarin, thonjtë në fyt ish-burrit (Foto)

0
306

Rudina Islamaj, gruaja 40-vjeçare, e cila publikoi video-skandalin seksual me kryegjyqtarin e Gjirokastrës duket se ka pasur një histori të dhunshme ndarjeje me ish-bashkëshortin.

“Do të vras, do të zhduk”, – i ka thënë gruaja ish-burrit ndërsa kanë qenë bashkë në zyrat e komisariatit të Gjirokastrës.

Mediat raportojnë se ajo dhe ish-burri ishin paraqitur përballë oficerit Ylli Zaçe, për të zhvilluar një ballafaqim për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në banesë, ballafaqim i cili është bërë mollë sherri brenda në komisariat mes dy ish-bashkëshortëve, ku dëshmitar nuk ka qenë vetëm efektivi i policisë por edhe, djali i tyre.

Nga ky konflikt ish-burri ka dalë me një të çarë në qafë, pasi gruaja i ka vënë duart në fyt dhe i ka thënë “…do të vras, do të zhduk…”.

Fill pas kësaj ish-burri ka kërkuar urdhër mbrojtje, gjë e cila është pranuar nga gjykata. /MAPO/
a3a4a1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here