Kërkesa e Prengës, Gjykata e Lartë nuk e liron deputetin

0
185

 

prenga ne keshill

Deputeti i përjashtuar nga radhët e Partisë Socialiste, Armando Prenga do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Këtë ka vendosur Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i cili në mesditën e kësaj të enjte rrëzoi kërkesën për zëvendësim mase të paraqitur nga deputeti. Armando Prenga është burgosur si i dyshuar për kanosje me armë e armëmbajtje pa leje, pas një konflikti që familja e tij pati me familjen Cali në Lezhë mbi shfrytëzimin e Lagunës së Patokut. Vetë ai ka mohuar armëmbajtjen apo kanosjen e pjesëtarëve të familjes Cali, por Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar arrest me burg për të deri në përfundim të hetimeve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here