Fitoi vendin e punës me dokumenta false, procedohet shefi i burimeve njerëzore në burgun e Drenovës

0
143

Ka nisur procedimi penal për shefin e burimeve njerëzore pranë burgut të Drenovës, pasi dyshohet se e ka fituar vendin e punës me dokumenta të falsifikuara.

Policia e Korçës sqaron se: Pas publikimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare” procedohet penalisht Shefi i Burimeve Njerëzore pranë Burgut të Drenovës, për veprat penale: “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”. Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit O.L, 34 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë Shefi i burimeve njerëzore pranë IEVP-Drenovë). Procedimi ndaj tij filloi pas, pamjeve filmike të publikuara më datë 12.10.2016, në emisionin investigativ “Fiks Fare” ku dyshohet se ky shtetas, ka përdorur një dokument të falsifikuar për t`u punësuar në IEVP-Drenovë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet  187 dhe 248 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here