Lushnje/ Arrestohet 30-vjeçari, shpërndante heroinë

0
160

Policia e Lushnjës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta. Në pranga është vënë 30-vjeçaru Erion Kurti, të cilit i janë sekuestruar 4 doza heroinë.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Erion Kurti, 30 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhano” Lushnje.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Loni Dhano”, i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë”, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here