DYSHIMET/ Ja pse i bënë atentat 30-vjeçarit në lokal te ish-Ekspozita

0
208

Një plagosje me armë zjarri ndodhi këtë mesditë në një lokal pas ishEkspozitës. I plagosuri është Andi Mustafarai, rreth 30 vjeç i cili ka marrë 3 plumba në bark dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

Por “Panorama” ka mësuar se ndaj të riut sot është organizuar një atentat. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me vrasjen e Elton Çiçës, i ekzekutuar mbrëmjen e 1 majit në një lokal në qendër të Tiranës. “Panorama” mëson se Mustafaraj është kundërshtar i Çiçës, i cili sipas prokurorisë dyshohet se ka qenë autori apo porositësi i disa ngjarjeve në shenjë hakmarrje për dhunimin dhe grabitjen e prindërve të tij në qytetin e Tepelenës. Kjo është arsyeja përse ai u ekzekutua me plumb në kokë në një nga zonat më të populluara të Tiranës teksa ishte në shoqërinë e një oficeri policie, një gazetari dhe një mjeku. Sot, mësohet gjithashtu se Mustafaraj është edhe shoku i Nelgert Patës, personit që i bënë atentat në 21 Gusht te pallatet Delijorgji në Tiranë./panorama

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here