Vizita në Ankara/ Mesazhi i Turqisë: I japim rëndësi bashkëpunimimit në luftën kundër lëvizjes Feto

0
215

https://youtu.be/dFNEb0lt4ds

Turqia i kërkon autoriteteve shqiptare të ndjekin me vëmendje aktivitetet terroriste të lëvizjes së Fetullah Gulen që sipas tyre ka një prezencë të fortë në Shqipëri.

Kërkesa është bërë nga homologu i ministrit të jashtëm shqiptar, Mevlut Cavushoglu gjatë konferencës për shtyp. Në krah të ministrit të Jashtëm shqiptar Cavushoglu mësohet të jetë shprehur se Turqia i jep rëndësi një angazhimi të tillë të autoriteteve shqiptare.

Cavushoglu : “Ne i japim rëndësi bashkëpunimimit me autoritetet shqiptare në luftën kundër lëvizjes Feto e cila ka një prani të fortë në Shqipëri”

I pyetur nga mediat turke ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati u shpreh se Shqipëria është e angazhuar per te punuar me Turqine .

Bushati: “Jemi të angazhuar për të punuar me Turqinë si dy vende mike dhe aleate në të gjitha nivelet, në përputhje me praktikat më të mira në këtë fushë dhe duke respektuar procedurat tona të brendshme”

Ministri Bushati është pritur edhe nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoan në orët e mbrëmjes së të mërkurës, 26 tetor 2016.

Ministri Bushati dhe Presidenti Erdoan evidentuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushat e infrastrukturës, energjisë, bujqësisë dhe turizmit, të cilat kanë një impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit dhe forcimin e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

Presidenti Erdoan shprehu mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe nëpërmjet projekteve konkrete, në kuadër të angazhimeve të Turqisë në rajon.

Në takimim me presidentit turk Ministri Bushati dënoi me forcë tentativën e 15 korrikut për grusht shteti, duke përshëndetur vendosmërinë e popullit turk dhe përfaqësuesve të tyre legjitimë për rikthimin e shpejtë të rendit kushtetues në vend nga qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Dy vendet pritet të formalizojnë një marëveshje mbi partneritetin me Shqipërinë duke e pasuar këtë me një mbledhje të përbashkët të qeverive të të dy vendeve. Më herët, ministri i Jashtëm Bushati është takuar edhe me kryeministrin Binali Yildirim dhe me kryetarin e Asamblesë së Turqisë, Ismail Kahraman si dhe ka zhvilluar homazhe dhe në Mauzoleumin e Mustafa Qemal Ataturkut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here