Sërisht drogë në Tiranë, asgjësohen 650 bimë Cannabis Sattiva

0
194

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e dy shtetasve nga Tirana si dhe shpalljen në kërkim të shtetasve të tjerë për prodhim dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë Sokol Mjolli, 44 vjeç, banues në Tiranë si dhe Florjan Hasa, 32 vjeç, banues po në Tiranë, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet G. A., 46 vjeç dhe F. D., 55 vjeç banues të dy në Tiranë.

Nga informacionet që disponoheshin nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, se në fshatin Shëngjergj, në një zonë të pyllëzuar, ka parcela të kultivuara me bimë narkotike, menjëherë janë dërguar Shërbimet të cilët kanë bërë të mundur konstatimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Sokol Mjolli dhe Florjan Hasa, gjatë kohës që po punonin në parcelë.  Këta shtetas dyshohen se  kanë qenë së bashku me shtetasit  G. A. dhe F. D., të cilët kanë arritur të largohen me vrap duke përfituar nga terreni malor dhe i pyllëzuar.Bimët narkotike ishin të mbjella në tre parcela pranë njëra-tjetrës, ku në total janë asgjesuar me anë të djegies 650 bimë të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here