I vuri flakën një sipërfaqe toke, arrestohet 49-vjeçari në Durrës

0
104

Një 49-vjeçar në Durrës është vënë në pranga për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Bëhet e ditur se 49-vjeçari Artur Beqiri, i ka vënë zjarrin ditën e djeshme një sipërfaqe toke në lagjen nr. 15 në Durrës. Për pasojë, janë djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte.

NJOFTIMI

“Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të atyre shtetasve që kryejnë krime mjedisore. Arrestohet në flagrancë një 49-vjeçar, për zjarrvënie në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, ku është djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do të përballen me ligjin . Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here