Energjetika kërkon edhe 224 milionë euro të tjera

0
319

Në kuadër të një plani veprimi për eficiencën e energjisë, Ministria e Energjetikës dhe Industrisë ka llogaritur se rivitalizimi i hidrocentraleve ekzistuese të cilat janë ndërtuar qysh në periudhën e komunizmit kërkon një shumë të re investimesh prej 30.8 miliardë lekësh (224 mln euro). Rivitalizimi i HEC-eve ekzistuese përfshin zëvendësimin e pajisjeve primare dhe sekondare me synimin për të rritur fuqinë e instaluar, gatishmërinë operative dhe disponueshmërinë e hidrocentraleve. Kjo masë që kërkon shumë kapitale, do të rrisë prodhimin e ardhshëm të HEC-eve dhe do të përmirësojë parametrat e tyre operativë, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve ndihmëse për OST-në që mund të sjellin gjithashtu uljen e humbjeve në rrjet, argumenton MEI.

Në dy dekadat e fundit Banka Boterore ka akordoi rreth 55 milionë dollarë financime për sigurinë e digave, të cilat ende janë në proces disbursimi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here