Vendimi i Qeverisë/ Rregullat e reja për tregtimin e bombolave të gazit, përgjegjëse për sigurinë kompanitë e tregtimit

0
132

Kushte dhe rregulla të reja teknike të përpunimin të bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm me peshë nga 5 deri në 25 kg.

Sejrie Baleta

Duke marrë shkasë nga shpërthimet e shumta të bombolave të gazit, qeveria ka miratuar rregullat e reja teknike për përpunimin e këtyre bombolave. Vendimi është marrë në mbledhjen të qeverisë, ku përfshihen kushtet dhe rregullat teknike të përpunimin të bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm me peshë nga 5 deri në 25 kg. Tashmë, tregtuesit me shumicë të do të kenë të shoqëruar shitjen e bombolave të gazit me një deklaratë të konformitetit për të gjithë sasinë e prodhuar dhe të importuar si dhe numrin e serisë. “Bombola duhet të mbartë markimin përkatës, që demonstron përputhshmërinë e saj me kërkesat e legjislacionit në fuqi për konformitetin”, thuhet në vendim. Sipas vendimit, të gjitha tregtuesit me shumicë kanë përgjegjësi për mbushjen e këtyre bombolave, të cilat duhet t’i nënshtrohen paraprakisht kontrollit teknik të tyre. “Shoqëritë e tregtimit me shumicë, përpara futjes së bombolave të mbushura me GLN në treg, duhet  të evidentojnë në sipërfaqen e bombolës të dhëna  për markën tregtare të shoqërisë, peshën neto dhe bruto, të shprehur në kilogram, simbolin e flakës së ndezshme, vitin e prodhimit, datën e kontrollit teknik si dhe udhëzimin për përdorim të sigurt të tyre”, thuhet në pikën 4 të vendimit. Më tej, qeveria ka vendosur që çdo shoqëri e tregtimit me shumicë të bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm duhet të depozitojë në Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial të dhëna për ngjyrën e saj, markën tregtare dhe deklaratën e konformitetit të bombolave, për të garantuar identifikimin, nga ana e organeve përgjegjëse, se këto bombola përdoren vetëm nga shoqëria, e cila ka pronësinë apo posedimin e tyre. Mbushja e bombolave nuk duhet të kalojë kapacitetin prej 80% të volumit të saj, ndërsa Inspektoratit Shtetëror Teknik është përgjegjës për mbikëqyrjen e aktivitetit.  Në vendim përcaktohet që shoqëritë e tregtimit me shumicë të injektojnë në sasinë e gazit substanca me aromë të pakëndshme, si etil merkaptan, në masën 14 – 30 gr/ton. Qeveria përcakton që çdo kompani duhet të mbajë një regjistër të posaçëm për bombolat që shesin, ndërsa brenda 12 muajve që nga hyrja në fuqi e vendimit, duhet të krijojnë një sistem të raporton informacionin e destinacionit të çdo bombole të mbushur prej saj. Ndërsa tregtuesit me pakicë, duhet të tregtojnë mjete të tilla në ndërtesa të posaçme, të cilat nuk kanë banorë sipër, ndërsa e kanë të ndaluar që të ndërhyjnë ndaj bombolave. Për tregtimin e tyre duhet të ketë një kontratë me kompanitë e mëdha Transporti i bombolave të GLN-së përfshin transportin që bëhet nga vendi i mbushjes së bombolave, prej shoqërive të tregtimit me shumicë, deri në ambientet e njësive të lëndës djegëse dhe/ose stacioneve të shitjes së karburanteve dhe anasjelltas. Transporti i bombolave me GLN kryhet nga shoqëritë e tregtimit me shumicë të bombolave të GLN-së ose nga shoqëritë/subjektet e autorizuara prej këtyre të fundit. Bombolat që mbushen me GLN, që qarkullojnë në treg përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe nuk janë të pajisura me deklaratën e konformitetit, sipas parashikimeve të këtij vendimi, duhet t’i nënshtrohen kontrollit teknik të vlerësimit të konformitetit prej organeve të miratuara/organizmave evropiane të notifikuara, sipas përcaktimeve në ligjin nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar  (OM/OEN), brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Deri në miratimin e organeve të akredituara për vlerësimin e konformitetit të bombolave të GLN-së, ky proces do të kryhet në përputhje me parashikimet e urdhrit përkatës të ministrit përgjegjës për hidrokarburet.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here