Emina Cunmulaj është një nga modelet shqiptare më të famshme në botë. Modelja e njohur shqiptare ka njoftuar është rikthyer përsëri në vendlindje.
Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shihet duke mbledhur pjepra në vendin e saj të lindjes, Tuz.
“Asnjë vend si shtëpia. Pavarësisht se ku shkoj, sa shoh dhe sa mësoj, shtëpia ime është gjithmonë aty ku është zemra ime”, ka shkruar Emina krahas fotos që ndanë me ndjekësit.
Kujtojmë se bukuroshja shqiptare është e martuar me miliarderin, Sam Nazarian me të cilin kanë dy vajza.