Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Bylykbashi: Nuk mund të zbatohen ligjet

0
188

Oert Bylykbashi i Partisë Demokratike duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vetting-ut, shprehet se tashmë do të pezullohet me disa muaj zbatimi jo vetëm i këtij ligji por edhe i ligjeve të tjera të paketës së reformës në drejtësi. Bylykbashi, i cili ka paraqitur edhe kërkesën në Kushtetuese në emër të PD-së, tha se “ky ligj për momentin nuk mund të zbatohet deri në një vendim përfundimtar”. Ai sqaron se jurisprudenca e mëhershme e Gjykatës Kushtetuese, ka interpretuar se një vendim pezullimi merret kur Gjykata konstaton paraprakisht elemente antikushtetutshmërie në ligj, dhe pasojat e ligjit do të ishin të pariparueshme”. Sipas tij, me pezullimin e këtij ligji nuk mund të zbatohen edhe disa ligje të tjera, pjese e paketës së reformës në drejtësi.

“Nëse ky ligj do të zbatohej do të kishte pasoja të pakthyeshme ”, tha z.Bylykbashi. Bylykbashi bëri përgjegjëse mazhorancën për vonesën e zbatimit të reformës në drejtësi përfshirë Vetting-un, sepse ajo me arrogancën e saj prej 84 kartonash shkeli me ligj marrëveshjen kushtetuese për Vetting-un që u miratua me 140 vota në parlament dhe pezullimi i sotshem është pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj shkelje të Kushtetutës.

“Largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar duhet të behët vetëm sipas standardit kushtetues dhe jo atij të Kryeministrit Rama që me vetting-un kërkon kapjen e drejtësisë”, shtoi Bylykbashi. Ky është ndër rastet e rralla, kur gjykata është shprehur për pezullimin e një ligji dhe jep një sinjal shumë të fortë, shtoi ai për “Opinion.al”.

Por çfarë do të ndodhë më tej? Ky proces në Gjykatën Kushtetuese pritet të zgjasë disa muaj të tjerë. Bylykbashi tha se Kushtetuesja, me kërkesë te PD-së, do ta dërgojë ligjin për mendim në Komisionin e Venecias. Kjo pasi Venecia nuk e ka shqyrtuar asnjëherë ligjin në formë finale, por ka parë vetëm një draft të amendimeve kushtetuese që i është dërguar në Janar 2016 dhe një opinion mbi ligjin nga Komisioni, i cili e konsideron në parim të jashtëzakonshëm dhe problematik një proces Vettingu, është kyç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here