Shkodër/ Arrestohet 44-vjeçari, detyronte korçarin të lypte në qytete të ndryshme

0
191

Një 44-vjeçar i akuzuar për shfrytëzim të një qytetari nga Korça është ndaluar në Shkodër.  Policia sqaron se “Bardhyl Karamonllari, 44 vjeç, banues në Fushë Krujë dyshohet se ka shfrytëzuar me qëllim përfitimi shtetasin A.M. 40 vjeç, banues në Korçë, duke e detyruar nën presionin psikologjik që të lypte nëpër rrugë të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, ku e dërgonte me mjetin e tij Opel, dhe të gjitha fitimet i administronte vetë shtetasi Bardhyl”

Gjithashtu vazhdojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj çështje nëse ka përsona të tjerë të implikuar apo të mbajtur nën presion në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i personave”, parashikuar nga neni 110/a e Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here