Shifra rekord/ Në 10 muaj në Itali kanë mbërritur mbi 153 mijë emigrantë

0
146

Ministria e Brendshme italiane ka bërë publike të dhënat e fundit mbi numrin e emigrantëve të mbërritur në Itali përgjatë vitit 2016.

Prej janarit të këtij viti e deri më sot, pra brenda 10 muajsh, kanë zbarkuar në brigjet Italiane 153450 emigrantë.

Është kjo një shifër rekord që ka kapërcyer me 10 % numrin e emigrantëve të mbërritur në të njëjtën periudhë kohore përgjatë viteve 2015 e 2014.

Rekord shënon dhe numri i emigrantëve minorenë të mbërritur në brigjet italaine që prej janarit të 2016 e deri në fillim të tetori, që shënojnë shifrën e 19429 minorenë.

Gjatë 3 ditëve të fundit mbi 12 mijë emigrantë kanë mbërritur në brigjet italiane me anë të operacioneve të shpëtitmit në det nga ana e Frontex, Rojes brengdetare e Marinës Ushtarake italiane. E vetëm gjatë ditës së sotme rreth 4300 emigrantë priten të mbërrijnë në brigjet e Sicilisë.

Kombësia e deklaruar mga emigrantët në momentin e identifikimit në qëndrat italiane të strehimit të refugjatve është shumica rreth 20% nga Nigeria, 12% nga Eritrea, 7% nga Guinea, 6 % nga Gamiba.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here