Gjashtë të plagosur në tre aksidente në Lushnje dhe Lezhë, shkak shpejtësia e lartë

0
177

Gjashtë të plagosur në tre aksidente në Lushnje e Lezhë, në orët e mbrëmjes së të hënës.

Në Lushnje, në segmentin Pushim Shoferit- Krutje një makine ka përplasur një karrocë të ngarkuar me bar  e cila përfundoi në kanal. Si pasoje ka mbetur i plagosur shtetasi Perikli Kadillari 47 vjeç që ndodhej në karrocë.

Sipas policise shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e automjeti dhe errësira në rrugë.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në autostradën Lushnje -Fier  pranë fshatit Lumth ku  motorcikleta ku udhetoni dy persona goditi 79 vjecarin Aleks Allkanjari i cili është rëndë. I plagosuri ka kaluar trafikndaresin duke i prere rrugen drejtuesit te motorcikletit.

Dy persona mbeten të plagosur, pasi përplasjes së dy automjetëve në superstraden Lezhë-Laç në afërsi të fshatti Spiten. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjetëve që u dërguan me urgjencë në Spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhen jashtë rrezikut për jeten. Si pasojë e përplasjes u krijua një trafik i rënduar në superstrade, dhe është dashur ndërhyrja e policisë rrugore për të normalizuar qarkullimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here