Kokainë, marijuanë dhe 215 kg metamfitaminë në Milano zbulohen nga banorët. Ja si u denoncua nga fqinjët shqiptari

0
171

Guardia di Finanza në Komo, falë denoncimeve të banorëve të lagjes “Ripamonti” ka arritur të sekuestrojë 440 kg metamfitaminë në pluhur dhe paracetamol. Operacioni anti-drogë i nisur disa muaj më parë, kishte çuar në pranga 2 shqiptarë pas sekuestrimit të 500 gram kokainë dhe 1 kg marijuanë si dhe 5.250 eurove të ardhura nga shpërndarja e drogës. Po kështu ishin gjetur edhe peshore dhe material për paketimin e saj. Arrestimet u bënë më 4 tetor, kur në një apartament milanez, të një prej dy shqiptarëve, u gjet droga dhe lënda për përzierjen e drogës dhe shpërndarjen.

Në shtëpi u gjet një tufë me çelësa që dyshohet se ishin të një tjetre depozite me substanca ilegale. Depozita është gjetur pas dy javësh, ditën e djeshme falë sinjalizimeve të bëra nga banorët. Bëhet fjalë për një vend, tip garazhi, ku ishte pikasur një person i dyshuar që lëvizte shpesh. Aty policia gjeti 215 kg metamfitaminë në pluhur, një prej drogave që përdoret në diskoteka si dhe 225 kg paracetamol, substancë e përdorur për përzierjen e kokainës dhe heroinës. Ndërkohë priten analizat e materialit të sekuestruar për të përcaktuar nivelin e pastërtisë dhe matur dozat që do të dilnin nga lënda. “Mision i përmbushur, dalë kontributit të shumë qytetarëve milanezë, rezidentë në të njëjtën lagje ku u arrestua një prej dy shqiptarëve”, deklaron Guardia di Finanza në Como. Sinjalizime dhe dëshmi të bashkuara me intuitën dhe hetimin e zgjuar të oficerëve të policisë së Comos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here