Elbasani vazhdon me çudirat, ja cfarë mund të gjesh në urbanët e qytetit (FOTO)

0
169

Historitë më qesharake por njëkohësisht edhe ato më të trishta ndodh që të zhvillohen në brendësi të urbanëve. E tillë është edhe kjo ngjarje që ka parë një djalë në një prej urbanëve të qytetit të Elbasanit.

Ai ka hipur si çdo ditë në autobus, ndërsa mes njerëzve të shumtë ka pikasur edhe një burrë, i cili po transportonte motorin e tij. Burri dhe motori i kuq ndodheshin krahas pasagjerëve të tjerë, në atë çmenduri që bëhet çdo ditë në urban, ku nuk del vendi për të hipur qytetarët e jo më mjete që janë bërë të lëvizin në rrugë, sikurse edhe urbanët.

Djali thotë se ka parë shumë fenomene të çuditshme, por kështu nuk i kanë zënë sytë ndonjëherë. Shpresojmë që ndonjë ditë të mos hipë ndonjë “smart” në urban, për t’u transportuar. Kurioz jemi të dimë: a pagoi burri ndonjë biletë për mjetin e tij, i cili zë vendin e 4 udhëtarëve?

1-229 2-205 3-181

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here