Muaji ndërgjegjësues/ Radhët e gjata dhe mungesa e ilaçeve stres dhe panik për pacientët  në Onkologjik

0
138

Në  vendin tonë, sipas të dhënave të ISHP-së, janë rreth 350-400 raste që shfaqen çdo vit, ndërkohë që shqetësues është edhe fakti se ende vdekshmëria nga kanceri i gjirit mbetet shumë e lartë

Sejrie Baleta

Tetori është muaji i sensibilizimit  në luftën kundër kancerit të gjiri. Në  vendin tonë, sipas të dhënave të ISHP-së, janë rreth 350-400 raste që shfaqen çdo vit me këtë sëmundje. Ndërkohë që shqetësues është edhe fakti se ende vdekshmëria nga kanceri i gjirit mbetet shumë e lartë. “Numri i rasteve është në rritje, 400 raste të reja në vit është relativisht e lartë, dhe karakteristikë është rritja e rasteve dhe prekja e moshave të reja”, shprehen specialistë të ISHP-së. Sipas tyre, karakteristikë për Shqipërinë është fakti që femrat paraqiten në stade shumë të avancuara dhe vdekshmëria është shumë e lartë. Ndaj muaji tetor shërben si një apel për parandalimin e kancerit të gjirit nëpërmjet vetëkontrollit dhe kryerjes së mamografisë. Ndërsa ditën e djeshme në Spitalin Onkologjik në Tiranë radha e të sëmurëve që prisni në radhë ishte shumë e madhe. Shumë pacientë të ardhur dhe nga rrethet të lodhur dhe të stresuar përballë kësaj situate ankoheshin për shërbimet dhe mungesën e përkujdeset nga ana e burimeve njerëzore në spital.

Radhët e gjata

Edhe pse investimet që janë bërë vitet e fundit në Spitali Onkologjik, problemet e pritjes në radhë akoma nuk janë zgjidhur. Ndonëse nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë ka premtuar se do  të pajiset me një aparaturë të dytë akseleratori linear, çka do të bëjë të mundur uljen e ndjeshme të radhës. Vlera e investimeve në Spitalin Onkologjik kap vlerën e 8 milionë euro. Por përtej kësaj pacientët për gazetën Standard u shprehën se: “ Kemi ditë të tëra që vijmë. E njëjta situatë. Radhët e gjata janë një problem që po na merr frymën. Ne jemi të sëmurë. Kjo sëmundje që kemi shumica jonë është një luftë për jetë a vdekje. Ndjesia e të pasurit kapuç në kokë në mungesë të flokëve na e shton stresin dhe humbim shpresat për të jetuar. Dhe këtu kur dyert na mbyllen dhe sorollatjet dhe radha e gjatë janë dyfish i humbjes së shpresave nga ana jonë” shprehet një paciente me inicialet D.S.  Por përballë këtyre, ajo që është shqetësuese për pacientët është fakti se ato vazhdojnë të përballen me mungesën e ilaçeve si e citostatikëve.

Mungesa e ilaçeve

Mungesa e medikamenteve bazë në shërbimin e Onkologjisë në QSUT po lë pa trajtim me kimioterapi dhjetëra pacientë. Në këtë shërbim shënohet fluks për shkak të nevojave emergjente që kanë pacientët për të luftuar qelizat kancerogjene, ndërsa mjekët janë të detyruar t’i kthejnë në shtëpi për shkak të mungesave të ilaçeve bazë.  Në shërbimin e Onkologjisë nuk po kryhet rregullisht trajtimi me kimioterapi. Mungesa të madhe sipas pacientëve ka në medikamentin si  citostatikëve.  “Ilaçet nuk janë në spital, sepse thanë se ato janë harxhuar. Përderisa këta e dinë sesa pacientë ka spitali sepse janë të gjithë me fatura pse duhet ta blejë unë ilaçin që kushton 38 mijë lekë. Nuk kam mundësi të vetë ta blejë për mamanë time sa herë që ka kimioterapinë. Duhet të gjejnë një zgjidhje këta njerëz. Që nuk e blejmë dot nuk e blejmë dot.”, -tha një e afërme e një pacienti. Ndërsa një pacient tjetër u shpreh se: “Kam paguar lekë çdo muaj për kimioterapi. I gjen rreth e rreth ilaçet, e këtu nuk i gjen. Ndodh sepse të gjithë ilaçet e tjera shkojnë në rrugët e tjera. Një vuajtje e tmerrshme, një vdekje në mënyrën më skandaloze, tha një pacient.” Ndërsa një tjetër pacient  shprehen se: “Më thotë mua shko bli ilaçe 400 mijë lekë. Ajo po lufton me jetën. Unë të kisha ilaçet 400 mijë lekë nuk vija fare. Shkoja te privati, mbaroja punë 2 milionë 3 milionë lekë dhe ikja. Terapia bëhet brenda afatit nëse kalon koha nuk vlen më.” Të tjerë pacientë kanë ardhur nga zona të largëta si në fshatrat e Korçës. Mos trajtimi me kimioterapi nuk do të thotë vetëm kosto transporti por ditë të numëruara për të sëmurët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here