Aksident me pasojë vdekje në Rinas, humb jetën e moshuara

0
181

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 09:30, në rrugën internacionale të Rinasit, pranë rrethrrotullimit Rinas.

Një automjet me targa SH 3392 E që drejtohej nga A.D., ka aksidentuar këmbësoren Z. K., 80 vjeçe, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku më vonë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e qarkullimit rrugor në Tiranë. Vetëm ditët e fundit në Tiranë kanë gjetur vdekjen e 6 personave nga aksidentet rrugore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here