Të jetosh në kanalet e Nju Jorkut, ja shtëpia e të pastrehut (Video)

0
166

Një tunel shërbimesh në një stacion hekurudhor në Nju Jork mund të kthehet në një strehë të vogël për ata që nuk kanë shtëpi. Ky është rati i Carlos, të pastrehut që jeton në SHBA, dhe që ka arritur të krijojë “shtëpinë” e tij në këtë strofull të vogël.

Ai ka aty një radio, një ekspres kafeje, një furnellë me gaz e madje dhe një frigorifer. Më shumë se 1.7 milionë njerëz e kanë parë videon ku Carlos i tregon një kameramani shtëpizën e tij në një video që është hedhur në YouTube që nga viti 2010, por që po qarkullon sërish kohët e fundit në rrjetin social Reddit.

Në shtëpinë e tij nëntokësore mund të futen nëpërmjet një qepeni të mbuluar nga një kompesatë. “Kur erdha këtu nuk më pëlqente. Ishte shumë e pisët, por unë e pastrova dhe tani jetoj mirë,” tha Carlos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here