Operacioni i Europol/ Kapen 2.38 ton kokainë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës droge. Midis tyre 10 shqiptarë

0
153

 

Në kuadër të operacionit u kontrolluan 115 868 makina dhe 425 555 persona, u hetuan gjithsej  449 raste. Ndërsa 529 persona janë shpëtuar nga trafikimi nga banda, ndërsa janë sekuestruar 181550 Euro

Besar Bajraktaraj

Në kuadër të operacionit të koduar “Ciconia Alba” të policive të Evropës është arritur të sekuestrohen 2.38 tonë kokainë, 529 viktima të trafikuar dhe 312 të arrestuar. Operacioni në fjalë bëhet me dije se ka zgjatur rreth 1 jave. Në këtë operacion kanë marrë pjesë 52 vende dhe 4 ekipe ndërkombëtare, për goditjen e një rrjeti të madh trafikantësh në Evropë dhe më gjerë. Gjithashtu bashkëpunimi me sektorin privat ka qenë një tjetër arsye e suksesit të këtij operacioni. Operacioni ishte i fokusuar në shkatërrimin e rrjeteve më të rrezikshme kriminale aktualisht aktive, që lidheshin me trafikun e qenieve njerëzore, emigracionin e paligjshëm, trafikut të drogës (kokainë, heroinë dhe drogave sintetike) si dhe në krimet kibernetike (mashtrime me karta pagese – Global Airport Action Day). Në operacionin një javor nga 10 deri në 16 tetor ka marrë pjesë dhe Policia Shqipëria. Oficerët e Sektorit Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore janë dërguar në Gjermani dhe kanë kryer veprime konkrete me palën gjermane në terren. Policia shqiptare ka pasur pikat e saj të kontaktit dhe ka shkëmbyer informacion edhe për çështje të trafikimit të lëndëve narkotike. Operacioni komandohej nga një qendër koordinuese operacionale që ishte instaluar në selinë e Europolit në Hagë. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 181.550 euro. 541.423 shtetas dhe mjete u kontrolluan gjatë operacionit, ndërsa mes të arrestuarve janë edhe 10 shqiptarë. Operacioni u drejtua nga EuroGJUST, Frontex dhe Interpol. Në përfundim të operacionit u arrestuan 314 persona, të cilët përpos drogës kalonin ilegalisht edhe emigrantë dhe trafikonin qenie njerëzore. Sipas Europol janë kontrolluar 115 868 makina dhe 425 555 persona, janë hetuar 449 raste, 529 persona janë shpëtuar nga trafikimi nga banda, ndërsa janë sekuestruar 181550 Euro.  Në fokus të Europol gjatë kryerjes së këtyre operacioneve kanë qenë qendrat e qyteteve kryesore të 52 shteteve, aeroporte, portet si dhe stacionet e trenave. Policia Shqiptare ka qenë pjesë e këtij operacioni me agjent të antidrogës dhe antitrafikut të cilët kanë kryer në terren ndërhyrje aktive duke ndaluar persona të dyshuar. Agjentët shqiptarë kanë bashkëpunuar ngushtësisht me oficerët gjermanë në këtë operacion dhe sipas policisë shqiptare ata kanë udhëtuar dhe drejt Gjermanisë ku kanë kryer verifikime në terren dhe kanë ndihmuar me informacione konkrete që kanë çuar në zbulimin e grupeve kriminale. Gjithashtu bëhet me dije se në total në kuadër të këtij operacioni janë ndaluar 10 shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të narkotrafikut dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Operacioni komandohej nga një qendër koordinuese operacionale që ishte instaluar në selinë e Europolit në Hagë. Drejtori i Europolit Rob Ëainëright deklaroi se reagimi ishte i shpejtë në koordinim me të gjitha vendet në shkatërrimin e rrjetit të trafikut. Përpos vendeve të BE operacioni është shtrirë në Shqipëri, Australi, Brazil, Kanada, Kolumbi, Ekuador, Maqedoni, Islandë,Indonezi, Hong Kong, Malajzi, Meksikë, Zelandë e Re, Nigeri, Norvegji, Panama, Katar, Filipine, Serbi, Singapor, Zvicër, Tajlandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here