Aktet nënligjore/ Ligji për turizimin, përcaktohen kushtet e reja për agjencitë e udhëtimit

0
329

7kicncy turizem

Disa nga risitë e ligjit të turizmit bëjnë që agjencitë e udhëtimeve,  lidhur me transparencën kërkohet që agjencitë të afishojnë çmimet për shërbimet që ofrojnë

Agjencitë e udhëtimit do të duhet të përmbushin kushte të reja për ushtrimin e aktivitetit të tyre nisur nga pjesa elementare e hapësirës ku është vendosur biznesi e deri tek trajtimi i marrëdhënies me kompanitë e fluturimit. Rregullorja e fundit “Për kërkesat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së agjencisë së udhëtimit” sanksionon se ambienti i ushtrimit të veprimtarisë nuk mund të jetë më pak se 10 metra. Nga ana tjetër subjekti që ushtron këtë lloj aktiviteti nuk mund të ketë më pak se dy të punësuar. Lidhur me transparencën kërkohet që agjencitë të afishojnë çmimet për shërbimet që ofrojnë, kurse ankesat duhet të marrin një përgjigje brenda tre ditësh nga paraqitja nga ana e klientit. Në nenin 4 përfshihen kushtet që duhet të plotësojë agjencia e udhëtimit për rezervimet e biletave të fluturimit. Sipas rregullores agjencia nuk duhet të vendosë kushte ekstra që janë të ndryshme nga ato që ofrohen në rrjetin e kompjuterizuar ku bëhen rezervimet, nuk mund të ndalojë kompanitë e fluturimit të mos ofrojë opsionin e rezervimit online dhe nuk duhet të krijojë favore për ndonjërën nga kompanitë që janë pjesë e sistemit të përbashkët. Rregullorja e fundit është një ndër të shumtat që lidhen me plotësimin e kuadrit që kërkon ligji për turizmin.

Aktet nënligjore

U desh pak më shumë se një vit që të miratoheshin aktet nënligjore të domosdoshme për të zbatuar ligjin e ri të turizmit që u miratua në korrikun e vitit 2015. Edhe pse Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes kishte kohë që i kishte gati, ato mundën vetëm një ditë më parë të merrnin miratimin e Këshillit të Ministrave. Më saktësisht, qeveria miratoi aktet nënligjore për agjencitë e udhëtimit, kërkesat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë; për operatorët turistikë, si dhe kushtet për kriteret dhe projektimin e ndërtimit të strukturave akomoduese. Një javë më parë, qeveria miratoi edhe aktet nënligjore për certifikimin dhe operimin e guidave turistike. Këto akte vlerësohen si të domosdoshme për zbatimin e ligjit të ri të turizmit. Me anë të tyre do të mund të nisë më në fund procesi i klasifikimit dhe standardizimit të hoteleve sipas yjeve, gjithashtu do të mund të zbatohet edhe taksa për fjetjen në hotel sipas kësaj ndarjeje. Në bazë të ligjit të ri, strukturave akomoduese do t’u lihet një periudhë 18-mujore për të aplikuar për klasifikimin sipas yjeve. Skema përmban 270 kritere nga struktura fizike te stafi dhe kontrolli do të kryhet nga një institucion i pavarur nga ministria për t’u monitoruar më pas nga Inspektorati i Turizmit. Klasifikimi vlen katër vite sepse kjo është periudha maksimale që mund ruhet pa bërë investime. Pas kësaj periudhe, asnjë strukturë akomoduese nuk do të lejohet të ushtrojë veprimtarinë pa marrë certifikatën e klasifikimit. I gjithë procesi i klasifikimit do të udhëhiqet nga Komisioni i Standardizimit të Veprimtarive Turistike, ngritja e të cilit parashikohet në këtë ligj. Më herët, ekspertë dhe përfaqësues të ndryshëm të fushës së turizmit, patën deklaruar se mosdlja e akteve nënligjore po mbante peng sektorin, i cili për sezonin e ardhshëm do të duhet të jetë gati për të operuar me rregullat e reja. Kjo nuk do të vlejë vetëm për hotelet, por edhe për agjencitë e udhëtimit, e guidat që tashmë do të jenë të certifikuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here