Berisha: Rama punon vetëm për interesin e pushtetit të tij personal

0
150

Një polemikë e ashpër, si asnjëhere më parë që nga koha e Enver Hoxhës ka shpërthyer midis analistëve dhe pseudo-analistëve, patriotëve dhe pseudo-patriotëve, filo dhe anti-serbëve, avoketërve dhe kundershtarëve të Edvin Kristaq Ramës për deklaratat dhe qëndrimet e tij në vizitën fundit në Beograd dhe Nish.

Nuk do të ndalem këtu në komentet e asnjërit prej këtyre shkrimeve por me keqardhje konstatoj se në tërësi, natyrisht jo të gjitha, me pasion jane pozicionuar sipas dasisë kufitare të kombit dhe janë fokusuar në aspekte të veçanta por jo në raportin e këtyre qëndrimeve dhe deklaratave me interesin kombëtar, i cili është një dhe i pandarë, është pantotenik aty ku jemi shqiptarë.

Pra si të thuash, shumë nga reagimet, shkrimet dhe analizat nuk janë marrë me trungun, aq sa të duket se degët dhe gjethet as që i kanë lejuar që ta shohin atë!

Interesi kombëtar, të themi si boshti i përpjekjeve për të realizuar qëllimet më të mëdha nga një komb, natyrisht ka problematikat e veta kur kombi është i ndarë në dy apo më shume shtete siç është rasti ynë. Më qartë se në çdo fushë tjetër, interesi kombëtar shprehet në politikën e jashtme të kombit, në rastin tonë të dy shteteve të kombit.

Dua të theksoj që në fillim se, dashje pa dashje kjo polemikë e pashembullt në jo pak raste mori tone dhe nuanca, të cilat gjykoj se në fund të fundit i duheshin Edi Ramës për ti thënë Sandrit, siç e quan ai me prëkëdheli Vuçicin, dhe jo vetëm atij, se nuk je vetëm ti që kundershtohesh nga serbët por tani jemi njëlloj sepse dhe unë anatemohem nga shqiptarët pse vij në Beograd, paçka se në këtë mes serbët kanë qenë pushtuesit, agresorët kurse shqiptarët kanë qenë viktima.

Mirëpo për Ramën kjo ka pak rëndësi.

Por le të kthehemi dhe një herë tek raporti i qëndrimeve dhe deklaratave të Ramës dhe polemikës që ato ngjallen me interesin kombëtar.

Në këtë kontekst, në rast se qëllimi i vizitave të Ramës në Beograd do të ishte lehtësimi dhe përmirësimi i marrëdhënieve dhe marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë, çka do te ishte dhe interesi kombëtar, efekti i vizitës së tij është qartësisht i kundërt, dhe kjo, për hir të së vërtetës jo për shkak të udhëheqjes së Kosoves, por për faktin e thjeshtë se Rama punon vetëm për interesin e pushtetit të tij personal dhe jo aspak për interesin kombëtar, për të cilin ai është i huaj aq sa ç’është për një njeri që nuk i plas nëse e quajnë hero apo tradhëtar.

Nuk po ndalem këtu në faktin se kjo praktike, deklaratat dhe qendrimet e Ramës në Beograd dhe Nish i ndajnë politikanët shqiptar në ‘good boys’ and ‘bad boys’ forcojnë në Beograd dhe tek miqtë e Serbisë idenë e lindur serbe se të keqinj apo djaj që meritojnë çdo gjë janë shqiptarët e Kosovës dhe jo aq ata të Shqipërisë.

Përsëri, lidhur me interesin kombëtar, në qoftë se nuk duam të ringjallim polemikat e vjetra, duhet të shtrojmë pyetjen a është e interesit kombëtar sjellja e kryeministrit të Shqipërisë si një provokator ordiner në Prishtinë, në Beograd ndaj Kosovës zyrtare dhe qytetareëve të saj.

Për fatin tonë më të keq, që nga studimet e Kretchmer gjer sot, në shëmbëllesën psikologjike ne njihemi si inteligjente por mjerisht dritëshkurtër dhe ndofta akoma më keq ne jemi kujtesë-shkurtër.

Edi Rama, pa bërë betimin në Parlamentin e vendit si kryeministër, vrapoi në Prishtinë, por jo me mesazhin e mirëkuptimit. Ai shkoi aty me mesazhin e përçarësit, dhe si një provokator ordiner ai boshatisi parlamentin e Kosovës për shkak të qendrimit të tij të qëllimshëm përçmues ndaj arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Ata që mendojnë se ajo ishte një pakujdesi, iu them se gënjeni veten.

Rikujtoj këtu se Rama ishte ministër me shumë influencë në kohën kur Rugova anulloi vizitën e refugjatëve te ardhur nga Kosova në Shqipëri dhe u detyrua, për shkak të qëndrimit poshtërues të qeverise shqiptare ndaj tij, të fluturojë nga Roma në Maqedoni! Për të mos rikujtuar këtu atentatin e organizuar kundra tij më 21 shkurt të vitit 1991 nga policia sekrete e regjimit komunist.

Edvin Kristaq Rama është bir në shpirt dhe gjak i atij grupi drejtuesish komunistë, antishqiptarësh, që të udhëhequr nga të plotfuqishmit e Beogradit shiten sa herë jua kërkon interesi i pushtetit të tyre Kosovën dhe çështjen shqiptare, dhe më pas, për të justifikuar krimin e tyre të shëmtuar ndaj saj, ata urrenin atë për vdekje dhe mbillnin ditë e natë urrejtje për Kosovën dhe kosovarët!

E kam theksuar dhe përsëri e theksoj se ndarja shekullore në shumë aspekte ka ndarë shqiptarët. Por mendoj se një nga ndasitë e mëdha tonat si komb qëndron në asimetrinë e qartë të ndjeshmërisë së shqiptarëve të Shqipërisë krahasuar me shqiptarët e viseve të tjera shqiptare ndaj barbarive, genocidit serb në Kosovë por dhe në trevat e tjera të shqiptarëve në ish Jugosllavi. Dhe kjo asimetri shprehet si nje difiçit tejet serioz, si një plagë neë interesin tonë kombëtar. Përpjekjet për të zvogëluar apo dhe zhdukur këtë difiçit dhe jo thelluar atë, i shërbejnë interesit kombëtar dhe duhet të jenë një objektiv madhor kombëtar.

Ne tere politiken shqiptare te 25 viteve te fundit, Edi Rama ka deshmuar vullnet patologjik per te thelluar me shume se kushdo tjeter kete asimetri. Eshte Rama, ish kryetari i bashkise qe i vuri çelesin e arte te Bashkise se Tiranes, Bregovicit dhe jam i sigurt se ndjehet krenar me aktin e tij, me se paku pervers.

Po ne kete drejtim, citimi i doktrinarit kryesor te genocidit dhe shfarosjes se shqiptareve, jo vetem ne Kosove por edhe veriun e Shqiperise te serbomadhit nobelist, Ivo Andriç, nuk eshte as rastesi dhe as pakujdesi siç duan ta servirin serbofilet, kriptoserbofilet apo avoketerit e Rames. Citimi i Andriç eshte perzgjedhje e qellimshme e Edi Rames dhe keshilltareve te tij serbofile per te provokuar shqiptaret, te cilet zbatimi i doktrines se Andricit iu kushtoi dhjetera e mijera jete, qindra e mijera deportime nga trojet e tyre shekullore, flet shume. Injorimi i ketyre krimeve te renda te paparashkrueshme kunder njerezimit me se paku eshte perdhosje e varreve te viktimave te projektit Andriç.

Natyrisht Rama dhe keshilltaret e tij serbofile i dinin te gjitha keto, por bazuar ne moton se “nuk me behet vone ne me quajne hero apo tradhetar” ata bene perzgjedhjen e tyre cinike dhe mendoj se kjo moto ilustron me qarte se çdo gje tjeter qendrimin e Edvinit ndaj interesit kombetar.

Per ne shqiptaret, nobelisti Ivo Andriç eshte nje shkrimtar kriminel plotesisht i denje jo per çmim nobel, por po te ishte gjalle te gjykohej ne Hage si doktrinar i njerit prej genocideve me te shemtuara ne Europe, genocidit serb ndaj shqiptareve te Kosoves dhe viseve te tjera shqiptare, i cili vetem ne vitet 45-47 ka grire ne kasaphanen e tij se paku 4 here me shume shqiptare se ne luften e fundit.

Ndokush mund te me thote se po shfajesoj Vason?! Jo jo aspak, por bash per Nobelin e tij, Ivo behet me i rendesishem dhe me i besueshem per ato qe ai ka shkruajtur dhe projektuar kundra shqiptareve!

Ne Beograd Rama ishte nje provokator i ulet ndaj Kosoves dhe qytetareve te saj. Rruget, urat ndertohen per te rritur bashkepunimin, mirekuptimin midis vendeve dhe kombeve:

Ndertimi i autostrades “Ibrahim Rugova” nga autoritetey e Kosoves ne vitet me te para te pavaresise, nuk eshte vetem nje veper madhore me interes kombetar por dhe me interes te madh rajonal. Nje kontribut i Kosoves ne integrimet dhe bashkepunimin rajonal.

Ne kete aspekt pa diskutim eshte i mirepritur ndertimi i autostrades Nish-Merdare. Por eshte cinizem dhe provokacion banal per interesin kombetar, Kosoven, qytetaret dhe autoritetet e saj te flasesh per muaj te tere per autostraden Nish – Durres vetem e vetem se serbeve ju vret veshet faktorizimi rajonal i Kosoves, dhe te flitet apo te permendet autostrada Prishine – Durres apo autostrada Ibrahim Rugova!

Skandaloz dhe me pasoja te renda eshte firmosja fshehtas nga perfaqsuesit e qeverive, te Rames dhe Vuçic i marreveshjes, dokumentit per kete rruge dhe projekte te tjera, sikur Kosova te mos ekzistonte apo territori i saj te ishte nje çeshtje apo çiflig Rama-Vuçiç. A nuk eshte kjo nje thike e mprehte ndaj interesit tone kombetar?

Se fundi, ne vleresimin tim, finalizimi me sukses i procesit te Brukselit midis Kosoves dhe Serbise eshte nje interes jetik kombetar per cdo shqiptar, i cili do percaktoje paqen e qendrueshme ose luften tjeter te pergjakshme ne Ballkan. Çdo pyke, cdo perpjekje per te dobesuar pozicionin e Kosoves ne kete proces eshte ne kundeshtim flagrant me interesin kombetar.

Ketu nuk konsideroj te tille mbeshtetjen publike te Kosoves nga Shqiperia. Por ata qe jane te sinqerte ne kete mbeshtetje, e paraqesin ate si mbeshtetje me citim eksplicit ndaj qeverise se Kosove te zgjedhur nga qytetaret e saj per ti perfaqesuar ata, perndryshe ajo merr ngjyra paternaliste, nuk i sherben Kosoves dhe interesit kombetar por i demton ato.

Natyrisht keto pak rrjeshta i shkruajta per ata qe besojne se interesi kombetar duhet te jete ylli yne polar drejt te ardhmes qe meritojme si komb. Kurse per Ramen dhe apatridet si ai, qe mendojne se per ata hero apo tradhetar eshte e njejta gje, me duhet t’u them se jane te pashprese dhe se vendin e kane ne koshin e plehrave te historise se kombit tone!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here